Hafidh Ibën Asakiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Përcillet nga Ebu Abdurrahman en-Nesai[1] (Allahu e mëshiroftë!) se ai është pyetur në lidhje me Muavije bin Ebu Sufjan, shokun e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe ka thënë: “Me të vërtetë Islami është si shtëpia që ka derë, ndërsa dera e Islamit janë sahabët. Prandaj kush lëndon (shan) sahabët ai ka synuar Islamin, si puna e atij që troket në derë dhe kërkon të hyjë brenda në shtëpi.” Dhe tha (Nesaiu): “Kush synon Muavijen[2] (e shan atë), ai më këtë ka synuar sahabët.”[3]
Dobitë që përfitohen:
E para: Pozita e sahabëve në fenë Islame.
E dyta: Dashuria për sahabët është fe dhe besim.
E treta: Kush shan sahabët apo njërin prej tyre ai ka synuar rrënimin e Islamit, sepse feja na mbërriti përmes tyre.[4] Po ashtu, kush pretendon se ka mbetur diçka prej çështjes së Islamit pa na e përcjellë shokët e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se i ka përgënjeshtruar ata (sahabët). Mjafton kjo si përçarje dhe hedhje baltë mbi ta. Ai është bidatçi i humbur që çon në humbje dhe ka shpikur në Islam çka nuk është prej tij.[5]
E katërta: Dlirësia e zemrës dhe gjuhës në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!) thotë: “Prej bazave të pasuesve të sunetit dhe xhematit është se ata i kanë zemrat dhe gjuhët e tyre të pastra në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ashtu siç i ka përshkuar ata Allahu duke i lavdëruar në Fjalën e Tij në të cilën përmendi muhaxhirët dhe ensarët:
وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِلَّذِينَ آَمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
“Edhe ata që erdhën pas tyre, thanë: O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë të cilët kanë besuar para nesh, dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë ndonjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!”[6]
Duke zbatuar porosinë e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Mos i ofendoni shokët e mi, sepse pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur të shpenzonte ndonjëri prej jush ar sa mali i Uhudit nuk do të arrinte një grusht të tyre dhe as gjysmën e tij.”[7]
Në të kundërtën e asaj që veprojnë sajuesit (shpifësit, bidatçinjtë) prej rafidive dhe hauarixhëve, të cilët i ofendojnë shokët e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) duke i mohuar meritat e tyre. Pasuesit e sunetit shohin se halifja (prijësi më meritor) pas të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është Ebu Bekri, pastaj Umeri, pastaj Uthmani dhe pastaj Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Kush hedh baltë mbi udhëheqjen e ndonjërit prej tyre (kush flet keq për të) ai është më i humbur se sa gomari i tij, sepse ai ka kundërshtuar tekstet e sakta dhe unanimitetin e dijetarëve muslimanë në lidhje me hilafetin e tyre sipas radhitjes së mësipërme.”[8]
Shkëputur nga libri: “Perla dhe margaritarë nga dijetarët tanë”.
Përgatiti: Unejs Sheme
————————————
[1] Ai është imami Ebu Abdurrahman Ahmed bin Shuajb en-Nesai, autori i “Sunenit”, Allahu e mëshiroftë! Ka qenë imam prej imamëve të muslimanëve dhe prej hafizëve të mëdhenj. Në librin “El-Bidajeh uen-Nihajeh” (14/793) përmendet se “Një ditë agjëronte e një ditë jo.” Imam Nesaiun (Allahu e mëshiroftë!) e akuzuan sikur e urrente Muauijen (radijAllahu anhu).
Shkakun e kësaj akuze e tregon imam Nesaiu (Allahu e mëshiroftë!): “Hyra në Damask dhe pashë se shumë prej njerëzve atje nuk kishin mendim të mirë për Aliun (radijAllahu anhu) dhe gjithashtu ishin bërë fanatik ndaj Muavijes. Kështu që shkruajta librin “Khasais Ali” me shpresën se Allahu i Lartësuar do i udhëzojë ata me anë të këtij libri.”[1] Ata e akuzuan se e urren Muavijen (radijAllahu anhu) dhe për shkak të kësaj disa fanatikë e rrahën, e ky ishte dhe shkaku i vdekjes së tij (Nesaiut).
[2] Muavija (radijAllahu anhu) është vëllai i nënës së besimtarëve, bashkëshortes së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) Ummu Habibeh Ramleh bintu Ebu Sufjan (radijAllahu anhum). Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Muavija është daja i besimtarëve.” Shënon El-Khilali në “Es-Sunneh”, vëll. 2 me zinxhir të saktë. Abdullah bin Mubareku u pyet: Cili prej të dyve është më i mirë, Muavije bin Ebu Sufjani apo Umer bin Abdulazizi? Ai tha: “Për Allahun, pluhuri që ka hyrë në hundën e Muavijes kur gjendej me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është njëmijë herë më i mirë se Umeri (Bin Abdulazizi). Muavija është falur pas të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i cili ka thënë: “SemiAllahu limen hamideh -Allahu i përgjigjet atij që e falënderon!” dhe Muavija pas tij thoshte: “Rabbena ue lekel hamd – O Zoti ynë, Ty të takojnë falënderimet.”
[3] “Tehdhibul-Kemal” (1/339) El-Mizij dhe “Tarikhu Dimeshk” (71/175).
[4] Shih “Minhexhus Sunneh”, vëll. 1.
[5] Imam El-Berbehari (Allahu e mëshiroftë!) në “Sherh es-Sunneh”.
[6] El-Hashër, 10.
[7] Shënon Buhariu me nr. (3470), Muslimi në “Fadailus Sahabeh” me nr. (2541), Tirmidhiu me nr. (3862), Ebu Daudi me nr. (4658), Ibën Maxhe me nr. (161) dhe Ahmedi (3/55).
[8] “Min Usuli Akideh ehlis-Sunneh uel-Xhemah.”
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve