Forma e ngritjes së duarve gjatë tekbirit sipas sunetit autentik

December 28, 2019

Forma e ngritjes së duarve gjatë tekbirit sipas sunetit autentik.

1. Duart ngrihen njëkohësisht me tekbirin (thënien; Allahu ekber). Këtë formë e shënon Buhariu (735) prej hadithit të Ibën Umerit (radijAllahu anhuma). Imam Ahmedi (4/316) dhe Ebu Daudi (728) prej hadithit të Uail bin Huxhr (radijAllahu anhu).

2. Duart ngrihen para tekbirit. Këtë formë e shënon Muslimi (390) prej hadithit të Ibën Umerit (radijAllahu anhuma).

3. Duart ngrihen pas thënies së tekbirit. Këtë formë e shënon Muslimi (737) prej hadithit të Malik bin El-Huejrith (radijAllahu anhu). (1)

Libri: “Islami, feja e teuhidit”.

Përgatiti: Unejs Sheme

———————————

(1) Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Sifetus-Salah” dhe Shejh Abdulaziz Es-Sed’han (Allahu e ruajtë!) në një prej mësimeve të tij.

Loading...