Kur do triumfojnë muslimanët?

December 28, 2019

Kur do triumfojnë muslimanët?

Muslimanët do të triumfojnë atëherë kur të zbatojnë (përmbushin) fjalën e Allahut të Lartësuar: “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm. (Allahu i ndihmon edhe) Ata të cilëve nëse u japim pushtet në tokë kryejnë faljet, japin zekatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe ndalojnë nga të këqijat. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.” El-Haxh, 40-41.

Ky ajet madhështor përmban pesë shkaqe të cilat nëse muslimanët i realizojnë, atëherë meritojnë të ndihmohen dhe të kenë pushtet në tokë. Ato janë:

  • realizimi i teuhidit dhe sinqeriteti në punë,
  • falja e namazit dhe kujdesi ndaj tij ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Lartësuar,
  • dhënia e zekatit atij që e meriton siç ka urdhëruar Allahu i Lartësuar,
  • urdhërimi për vepra të mira dhe ndalimi nga të keqijat. (1)

Libri: “Islami, feja e teuhidit”.

Përgatiti: Unejs Sheme

——————————-

(1) Prej fjalëve të Shejh Abdurrezak El-Bedër (Allahu e ruajtë!).

Loading...