Qëllimet që duhet të ketë nxënësi i dijes gjatë kërkimit të diturisë dhe prezantimit në mësime.
- Prej gjërave që përmendi shejh Salih el-Usajmi (Allahu e ruajtë) janë:
1. Të synojë largimin e injorancës nga vetja e tij.
2. Të synojë largimin e injorancës nga krijesat.
3. Të përpiqet në përhapjen e dijes, ringjalljen dhe ruajtjen e saj.
4. Të ketë për qëllim punën me dijen (që mëson).
5. Të ketë për qëllim mbushjen e kohës me atë që i bën dobi.
6. Të kërkojë zbritjen e mëshirës së Allahut të Lartësuar.
7. Bashkëpunimi në punë të mira dhe devotshmëri.
8. Të kerkojë faljen e Allahut të Lartësuar.
9. Të njohë udhëzimin e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe historinë e tij.
10. Të synojë memorizimin e haditheve profetike (ngase dëgjimi i haditheve disa herë mundëson memorizimin e tyre).
11. Qëndrimi në xhami gjatë kohës së mësimit.
- Ndërsa qëllimet e këqija të cilave duhet t’u largohet nxënësi i dijes janë:
1. Dëshira për famë në tokë.
2. Dëshira për t’u përmendur mes njerëzve.
3. Dëshira për t’u lavdëruar.
4. Dëshira të ketë pasues.
5. Dëshira që fjala e tij të dëgjohet (gjithmonë).
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
- Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve