Lutu në namazin tënd

January 7, 2020

Lutu në namazin tënd

Njeriu kur dëshiron të lutet në namazin e tij, le të lutet para se të japë selam (përfundojë namazin) dhe jo pas dhënies së selamit, qoftë në namazin obligativ apo atë vullnetar (nafile). (1)

Ai mund të lutet për çdo gjë që ka nevojë në fenë dhe dynjanë e tij; Mund të lutet që Allahu t’i mundësojë të ketë një shtëpi të madhe e të rehatshme, të ketë makinë të bukur, punë të mirë etj. Të gjitha këto i përmend (lutet) në sexhde ose në teshehudin e fundit para dhënies së selamit, ngase lutja është adhurim qoftë ajo edhe në çështjet e dynjasë. (2)

Përktheu: Unejs Sheme

————————————–

(1) Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Sherh El-Mumtiu”, vëll. 7.

(2) Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Durusun ue Fetaua minel-Haramejn esh-Sherifejn”, vëll. 10

Loading...