Mbajtësit e Arshit kërkojnë falje për besimtarët

January 9, 2020

Allahu i Lartësuar në librin e Tij thotë: “Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin edhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për ata që besuan: Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo gjë, andaj fali ata që u penduan.” Gafir: 7.

Imam Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kur njeriu njësues i Allahut, pasues i rrugës së Tij dhe Sunetit të Profetit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) bie në mëkat, mbajtësit e Arshit dhe ata përreth tij (Arshit) kërkojne falje për të (që Allahu t’a falë).”

Ed-Dau ued-Deua (1/108)

Dobi:

Nëse dëshiron që engjëjt të kërkojnë falje për ty tek Allahu i Lartësuar, atëherë bëhu:

  • njësues dhe veçues i Allahut me adhurim,
  • pasues i rrugës së Tij,
  • pasues i rrugës dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Kjo tregon për vlerën e madhe të teuhidit e ai është e mira më e madhe, ndërsa e kundërta e tij është shirku i cili është e keqja më e madhe. Vlera dhe mirësia e pasimit të sunetit profetik është shpëtim dhe mbrojtës nga devijimi. E kundërta e tij është bidati dhe rrugët e devijimit, ku në krye të çdo rruge qëndron nga një shejtan i cili i fton njerëzit për në humbje, e sa të shumtë janë ata sot.

Përgatiti: Unejs Sheme

Dosje: ,

Loading...