Ruaje zemrën nga punët e këqija

January 10, 2020

I Derguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Me të vërtetë në trup është një copë mishi që nëse përmirësohet, atëherë i gjithë trupi përmirësohet. E nëse prishet, atëherë i gjithë trupi është keq dhe prishet. Ajo (copë mishi) është zemra.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Kurani zbriti në pjesën (organin) më të rëndësishme të trupit – në zemër – me qëllim që të gjitha pjesët e tjera të tij (trupit) menjëherë të vihen në lëvizje duke medituar dhe punuar me të.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ai (Kurani) është shpallje e Zotit të botëve. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). (E solli) Në zemrën tënde për të qenë prej atyre që tërheqin vërejtjen.” Esh-Shuara, 192-194.

Ai që nuk e ka zemrën prezente gjatë leximit të Kuranit apo dëgjimit të tij, ai në të vërtetë nuk përfiton prej tij.

“Me të vërtetë në të gjitha këto ka përkujtim për atë që ka zemër.” Kaf, 37.

Përgatiti: Unejs Sheme

Loading...