Namazi është besim dhe dritë
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Falja e namazit është besim, ndërsa lënia e tij është kufër. Kush tregon kujdes ndaj namazit ai do të jetë për të; dritë në zemër, në fytyrë, në varr dhe në ditën e tubimit (kur njerëzit të dalin nga varret para Zotit të tyre).” Shih “Ed-Dijau El-Lami” (137)
Dobitë që përfitohen:
E para: Rëndësia e namazit dhe se ai është prej shtyllave të fesë islame. Transmetohet nga Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhu) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Islami ngrihet mbi pesë shtylla…” dhe prej tyre përmendi “falja e namazit.” Shënon Buhariu (8 dhe 4514) dhe Muslimi (16).
E dyta: Falja e namazit është besim. Allahu i Madhëruar në librin e Tij e ka quajtur atë (namazin) besim, ku thotë: “Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur në drejtim te Kudsit).” El-Bekare: 143.
E treta: Humbja (lënia) e namazit është kufër.
E katërta: Falja e namazit është dritë për njeriun përgjatë jetës së tij, në jetën e varrit dhe ditën kur të dalë para Allahut Zotit të botëve. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Varri është i errët dhe në të njeriu nuk do të shikojë diell e as hënë. Nëse njeriu është prej namazlive, atëherë varri i tij do të jetë dritë.” Mexhmu fetaua ue rasail”, vëll.12.
Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve