Shirku i asgjeson të gjitha punët
Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed) si dhe atyre që kanë qenë para teje: Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.”[1]
Ajeti tregon se nuk lejohet t’i shoqërosh Allahut diçka në adhurim; as engjëll, as profet, as ndonjë njeri të mirë prej evlijave dhe as ndonjë idhull. Shirku (t’i bësh Allahut shok) është gjynahu më i madh, padrejtësia më e madhe në botë dhe trillimi më i madh. Allahu i Madhëruar thotë: “Padyshim, kushdo që i bën shok Allahut ka trilluar gjynah të madh.”[2] Prandaj, kush i shoqëron diçka Allahut në teuhidin Rububije apo në teuhidin Uluhije, apo në teuhidin El-esma ues-sifat, ai konsiderohet mushrik. Veprat e tij asgjesohen dhe vendi i tij është zjarri nëse vdes në atë gjendje.
Dobitë që përfitohen nga ky ajet:
E para: Pohimi se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është i Dërguari i Allahut, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed).”
E dyta: Thirrja për në teuhid dhe ndalimi nga shirku ka qenë misioni i të gjithë të dërguarve. Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt.”[3]
E treta: Largimi nga shirku është kusht për saktësimin dhe pranimin e çdo vepre (adhurimi).
E katërta: Shirku është shkak për asgjesimin e veprave dhe humbjen në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Allahu thotë: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.”[4]
Po ashtu thotë: “E kushdo që i bën shok Allahut, ai me të vërtetë ka humbur humbje të largët.”[5]
E pesta: Fjala e Allahut “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim)” – edhe pse i drejtohet të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka për qëllim umetin e tij.
Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme
——————————————
[1] Ez-Zumer: 65
[2] En-Nisa: 48
[3] En-Nahl: 36
[4] Ez-Zumer: 65
[5] En Nisa, 116
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve