Transmetohet nga Muadhi (radijAllahu anhu) se ka i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush thotë si fjalë të fundit (dëshminë) ‘La Ilahe il-lAllah’ do të hyjë në Xhenet.” Shënon Ebu Daudi dhe Hakimi. Hadithi arrin gradën sahih me dëshmuesit e tij.
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Rijadus-Salihin” këtë hadith e ka vendosur nën temën; “Përkujtimi me fjalën ‘La Ilahe il-lAllah’ atij që është në momentet e fundit të jetës.”
Dobitë që përfitohen nga hadithi:
E para: Pëlqyeshmëria e telkinit të personit në momentet e fundit me fjalen ‘La Ilahe il-lAllah’.
E dyta: Jo çdokush ka mundësi t’a thotë këtë fjalë në shtratin e vdekjes.
E treta: Kush e mbyll jetën me dëshminë ‘La Ilahe il-lAllah’ do të hyjë në Xhenet.
E katërta: Kërkohet nga njeriu që gjatë jetës së tij të jetë i kapur fort mbas Islamit, sepse kjo do t’a ndihmojë atë me qëndrueshmëri (në thënien ‘La Ilahe il-lAllah’) në momentet e vdekjes.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve