Bëhu optimist!

March 21, 2020

E para: Mendimi i mirë për Allahun është teuhid, kurse mendimi i keq për Të është shirk. (Shejh Salih El-Feuzani)

Shejh Abdulaziz Es-Sed’han (Allahu e ruajtë!) thotë: Nisur nga mendimi i mirë për Allahun e Madhëruar, pastaj kryerja e lutjes, optimizmi dhe marrja e shkaqeve, kështu Allahu do e largojë këtë epidemi. Me kalimin e kohës kjo do të jetë thjesht një datë që do merret si bazë për të treguar diçka. Do thuhet: “(Kjo ka ndodhur) Para rënies së epidemisë së koronës”, “në kohën e koronës”, dhe “pas largimit të koronës”.

E dyta: Qetësimi i shpirtrave në kohë trazirash është metodë hyjnore dhe profetike. Kurani dhe suneti autentik janë të mbushur me plot shembuj rreth saj.

E treta: Mos u bëj pesimist dhe të humbësh shpresën nga mëshira e Allahut të Lartësuar. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ky umet sëmuret por nuk vdes, hutohet por nuk fle. Prandaj mos u bëni pesimist. Ju do t’a shikoni krenarinë tuaj në momentin kur do t’i ktheheni Zotit tuaj. I përmirësoni vetvetet dhe ndihmoni vëllezërit tuaj”.

E katërta: Pastrimi (fshirja) i disa rrjeteve sociale është po aq i rëndësishëm sa pastrimi i rrugëve. Mos lejo që ato të fusin pesimizëm tek ty dhe të formosh mendim të keq për Zotin tënd.

 

Përktheu dhe përgatiti: Unejs Sheme

Loading...