Vendosmëria e sahabëve në praktikimin e Sunetit të Profetit (alejhi salatu ue selam), konkretisht në zbatimin e urdhërit për të mos dalë nga karantina.
Pasi u përhap epidemia e quajtur ‘Murtaja e Amuasit’ (Amuas quhet fshati Palestinez ku u shfaq për herë të parë kjo murtajë) në tokat e Shamit si zjarri në kashtë, Halifeja i muslimanëve Umer ibnul Hatab (radiAllahu anhu) donte t’a shpëtonte me çfarëdo mënyre të mundshme sahabiun Ebu Ubejde (radiAllahu anhu) nga vdekja e sigurtë. Mendoi të provonte t’a kthente në Medine me çfarëdo arsyetimi që të gjente në mënyrë që t’a shpëtonte nga rreziku i epidemisë.
Faruku (Umer ibnul Khattab) i shkroi Ebu Ubejdes: Më ka dalë një problem të cilin nuk e zgjidh dot pa ty, ndaj shpejto për në Medine!
Kur e lexoi Ebu Ubejde (radiAllahu anhu) mesazhin e kuptoi se Faruku (radiAllahu anhu) po përpiqej t’a shpëtonte nga vdekja, dhe i shkroi: “Nga Ebu Ubejde ibnul Xherrah për Umer ibnul Hatab, Prijësin e Besimtarëve!
Esselemu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu!
E kuptova çfarë problemi të ka dalë. Ma bëj hallall por duhet të më lirosh nga ky vendim i prerë (urdhëri i Halifes), sepse jam në një ushtri prej ushtrive të muslimanëve e nuk jam më i mirë se tjerët (të shpëtoj unë ndërkohë që mund të vdesin të tjerët).”
Kur e lexoi letrën Umeri (radiAllahu anhu) filloi të qajë.
I thanë: Ka vdekur Ebu Ubejde?
Tha: Jo, por zëre se ka vdekur, është vetëm çështje kohe.
Qau Umeri (radiAllahu anhu) dhe qau një pjesë e banorëve të Medines për këtë hero.
Dhe me të vërtetë ishte çështje ditësh deri sa murtaja u përhap në trupin e besnikut të këtij umeti, Ebu Ubejdes (radiAllahu anhu).
Pasi që ishte lartësuesi i flamurit “La ilahe il-lAllah, Muhamedun Rrasulullah” në qytetet dhe fshatrat e Shamit, ai u sëmur dhe vdiq nga kjo murtajë. Allahu e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur prej tij!
El Uakidij ka thënë: Vdiqën gjatë Murtajës së Amuasit prej muslimanëve të Shamit 25.000 vetë.
Të tjerë kanë thënë: 30.000 vetë.
Prej figurave më tē shquara të cilët vdiqën gjatë epidemisë ishin: Ebu Ubejde, Muadh ibn Xhebel, Jezid ibn Ebi Sufjan, Suhejl ibn Amër etj prej sahabëve të rëndësishëm.
من كتاب مائة من عظماء أمة الإسلام غيروا مجرى التاريخ لجهاد الترباني
Marrë nga libri: “100 Kolosët që ndryshuan rrjedhën e historisë”
Xhihad et Turbani
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve