Mos i’a merr pasurinë tjetrit nëse nuk është e jotja, edhe nëse ligji apo gjykatësi vendos në favorin tënd.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Mos i’a merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht e as mos e çoni çështjen tek gjykatësi (nëse nuk u takon ajo pasuri por e dini se gjykatësi mund t’ua japë) e në këtë mënyrë një palë e juaja i’a merr pasurinë palës tjetër me zullum, betim e dëshmi të rreme, ndërkohë që ju e dini mirë se nuk u takon.”
Bekare 188. Përkthimi i kuptimeve të ajetit nga Tefsiri i Begauiut.
***
Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Unë jam njeri (kam aftësi të zakonshme si njerëzit e tjerë). Ju vini tek unë si gjykatës t’u jepni fund mosmarrëveshjeve tuaja. Mund të ndodhë që njëri prej jush është më i shkathët në argumentim (ndërsa tjetri nuk është në gjendje të mbrojë veten megjithëse ka të drejtë), dhe unë gjykoj në bazë të asaj që dëgjoj. Nëse gjykoj dhe i jap të drejtë dikujt (e ai e di që është haku i tjetrit), mos t’a marrë hakun e tjetrit përndryshe ka marrë hise nga Zjarri i Xhehenemit.”
Trasmeton Buhariu, Muslimi, Ibn Maxheh, Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai.
Anis Agovi
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
- Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve