Nga Ebu Bekër Es-Sidiku (radijAllahu anhu) përcillet se ka thënë: I shihja këmbët e idhujtarëve që ishin pranë kokave tona kur ishim në shpellë, dhe thashë: O i Dërguari i Allahut! Nëse ndonjëri prej tyre do shihte te këmbët e tij, atëherë kishte për të na shikuar. Tha: O Ebu Bekër! Si mendon për dy veta kur i treti i tyre është Allahu? (Sahihu Muslim)
Në hadith tregohet mbështetja absolute e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tek Zoti i tij, bindja e plotë dhe dorëzimi i cështjes Atij.
Optimizmi i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue se-lem) edhe në momentet më të vështira. E si të mos ishte optimist kur Zoti dhe Mbrojtësi i tij është Allahu, “Ai i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët”. (El-Araf: 196)
“Allahu është Mbrojtës i atyre që i frikësohen Atij.” (El-Xhathije; 19)
Shejh Shenkiti (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Allahu i Lartësuar na ka treguar në këtë ajet se Ai është Mbrojtësi i të devotshmëve dhe i atyre që ndjekin urdhërat e Tij, dhe që u largohen gjërave që Ai ka ndaluar.
Prandaj, ashtu si je i sigurtë dhe i bindur se pas natës së errët do të lindë dielli, ashtu bëhu optimist se kjo gjendje patjetër do kalojë. E gjithë cështja është; A do nxjerrim mësim nga kjo që ndodhi?
Deri atëherë:
1. Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asgjë në adhurim.
2. Silluni mirë me prindërit,
3. të afërmit,
4. jetimët,
5. të varfërit,
6. fqinjët e afërt,
7. dhe të largët,
8. me atë që keni pranë,
9. me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë)
10. dhe me ata robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë. (En-Nisa: 36)
Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve