Përgëzohu!

April 17, 2020

Përgëzohu!

Pikëllimi e dobëson zemrën. Nëse zemra dobësohet atëherë dobësohet edhe vendosmëria e njeriut.

E nëse dobësohet vendosmëria e njeriut, ai bëhet dembel, i plogësht ndaj veprave të mira dhe garimit në to.

Prandaj, ji i kënaqur me kadanë dhe kaderin e Allahut të Lartmadhëruar, mbështetu dhe kërko ndihmë tek Ai dhe mos u dorëzo.

Ramazani po troket e ky nuk është një muaj dosido, kështu që prite atë më me mall se nëna kur pret fëmijën e saj pas një viti ndarjeje.

Sille ndërmend fjalën e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Kur vjen Ramazani hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe shejtanët prangosen”. Buhariu dhe Muslimi

Pra, ardhja e këtij muaji do bëjë që shumë shejtanë prej xhinëve dhe njerëzve të prangosen, e kjo do të thotë se e keqja do pakësohet dhe shumë kurthe do asgjesohen.

Përgëzoje veten dhe të tjerët për ardhjen e këtij muaji, sepse Profeti (alejhi selam) i përgëzonte sahabët me ardhjen e Ramazanit dhe mbillte tek ta optimizmin. E si të mos ishte kështu kur ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte optimist dhe e pëlqente optimizmin.

Mendimi i mirë për Allahun është teuhid (këto janë kohë ku secili nga ne e sheh rëndësinë e teuhidit), dhe mendimi i keq për Të është shirk (secili nga ne po e sheh se cfarë dëmesh sjell shirku).

Unejs Sheme

Loading...