Allahu i forcon besimtarët!

April 17, 2020

Allahu i forcon besimtarët!

“Allahu i bën të qëndrueshëm (forcon) ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.” Ibrahim; 27.

“Allahu i bën të qëndrueshëm (forcon) ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë)”, pra në fjalën e teuhidit, e ajo është fjala la ilahe il-lAllah.⁦⁩

Qëndrueshmëria është në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër, e ajo është mirësi nga Allahu:⁦ “E cilën mirësi të Zotit tuaj po e mohoni?” Er-Rrahman. ⁩

Atë që Allahu e bën të qëndrueshëm (forcon) në dynja, Ai e forcon atë dhe në botën tjetër. “Me të vërtetë, Allahu vepron cka të dojë.” Ibrahim: 27 ⁦⁩

Qëndrueshmëria ka nevojë për lutje të vazhdueshme. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) lutej me fjalët: “O Përforcues i zemrave, përforcoje (bëje të qëndrueshme) zemrën time në fenë Tënde!” Sa të nevojshëm jemi për këtë lutje profetike. ⁩

Qëndrueshmëria ka nevojë për durim. Sado që të zgjasin sprovat, ato e kanë një fund. Rrugëzgjidhja për durimtarët është si ezani i akshamit për agjëruesit, i cili patjetër do të vijë.

Poeti thotë: “Durimi emrin e tij e ka të hidhur në shijim.

Por shija e tij është më e ëmbël se mjalti në përfundim.” ⁩

Unejs Sheme

Loading...