Parathënie
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I mbështetemi Allahut të na ruajë nga sherri i vetes dhe nga të këqijat e punëve tona! Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush e humb, e atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e të vetëm, dhe se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.
يآأيُّها الذين آمَنوا اتَّقوا اللهَ حَقَّ تُقاتِهِ و لا تَمُوتُنَّ إلاّ وَ أنتُمْ مُسْلِمُون
“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun me një devotshmëri të vërtetë ndaj Tij, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë.[1]”[2]
يآأَيُّها النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الذي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَ خَلَقَ مِنْها زَوْجَها و بَثَّ مِنْهُما رِجالاً كَثِيرًا و نِساءً و اتّقُوا اللهَ الَّذي تِساءَلُونَ بِهِ و الأَرْحامَ إِنَّ اللهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقيبًا
“O njerëz! Kijeni frikë Zotit tuaj[3] i Cili u ka krijuar prej një njeriu (Ademit), pastaj prej atij krijoi bashkëshorten e tij dhe prej atyre të dyve përhapi shumë burra e gra. Ruajuni Allahut me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Allahu është Mbikqyrës mbi ju.”[4]
يآأَيُّها الذينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ و قُولُوا قَوْلاً سَديدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمالَكُمْ و يَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ و مَنْ يُطِعِ اللهَ و رَسُولَهُ فَقَدْ فازَ فَوْزًا عَظيمًا
“O ju që keni besuar! Plotësojeni detyrimin ndaj Allahut, kijeni frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do u drejtojë juve tek veprat e mira e të drejta dhe do t’ju falë gjynahet. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe.”[5]
E në vazhdim!
Allahu ka ligjësuar që t’a adhurojmë Atë dhe këtë e bëri qëllimin e krijimit të krijesave. I Madhëruari thotë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالإِنسَ إِلاَّ لِيَعْبُدُونِ
“Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”[6]
Dhe thirrja (ftesa) e çdo Profeti tek populli i tij ishte:
أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ ۖ
“Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!”[7]
يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إلَٰهٍ غَيْرُهُ ۚ
“O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij.”[8]
Dijetari i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) rreth kësaj domethënie ka thënë: “Me të vërtetë feja e vërtetë është realizimi i robërisë ndaj Allahut në të gjitha aspektet. Ajo është realizimi i dashurisë së Allahut në çdo shkallë. Kështu, në varësi të përsosmërisë të robërisë ndaj Allahut plotësohet dhe përsoset dashuria e robit për Zotin e tij dhe dashuria e Allahut për robin e Tij. Çdo dashuri që nuk është për Allahun e Madhëruar ajo është e kotë, dhe çdo vepër me anë të së cilës nuk synohet/kërkohet Fytyra e Allahut të Madhëruar ajo është e kotë.”[9]
E sa të shumtë janë atë që kanë mangësi në kuptimin e shtyllave të Islamit dhe i marrin ato të cunguara. Si rezultat i saj shohim shumë gabime që bëhen në adhurimet bazë: në faljen e namazit, në zekat, në agjërim dhe në kryerjen e haxhit. Nga umeti Islam kërkohet që t’i kthehet burimit të kulluar dhe të hedhë vështrimin në jetën e të parëve të mirë të këtij umeti, për t’u bërë shembull i vërtetë për shoqërinë. Ngase nuk ka shpëtim, as krenari dhe as fitore vetëm se me adhurimin e vërtetë (saktë) ndaj Allahut dhe duke qenë -ky adhurim- në përputhje me legjislacionin e Tij. Çdo adhurim që devijon nga rruga që skicoi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ai është i kotë dhe i refuzuar. Kjo është dhe thirrja e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që troket në dëgjimin e secilit nga ne: “Kush punon një vepër që nuk është në përputhje me çështjen tonë, ajo është e refuzuar.”[10]
Por fatkeqësisht, shumica nuk i’u përgjigj kësaj thirrjeje dhe devijuan nga kuptimi i saktë i adhurimit. Nisur nga kjo, është detyrë saktësimi i këtij kuptimi dhe sqarimi i shtyllave të Islamit në formë të thjeshtësuar dhe të qartë, e në veçanti për popullin e thjeshtë dhe për disa komunitete Islame që rreth kësaj teme kanë nevojë për këto njohuri të qarta, të lehta dhe me argumente.
Universiteti Islam “Imam Muhamed bin Suud” i cili është pionier në këtë kuadër, mori inciativën për të nxjerrë një varg broshurash për njohjen dhe mësimin e Islamit. Prandaj “Dekanati për kërkime shkencore” më ngarkoi që të përgatis një libër i cili përfshin shtyllat e Islamit me metodë të thjeshtë e të qartë, që të jetë ndihmues për ata që s’kanë njohuri rreth disa dispozitave që lidhen me shtyllat e Islamit. Si përgjigje të kërkesës së dekanatit erdhi dhe ky libër.
Shpresoj që nga ky libër të përfitojnë sa më shumë. Duke e lutur Allahun të më bëjë dobi me atë që më ka mësuar, të më mësojë atë që nuk e di dhe të shkruaj shpërblim për secilin që ndihmoi dhe inkurajoi në përpilimin e tij. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishëm për këtë gjë! Paqja dhe bekimet qofshin për Profetin tonë, Muhamedin!
Shkroi: Ebu Muhamed Abdullah bin Muhamed bin Ahmed Et-Tajar
Mbretëria e Arabisë Saudite
Studimi i parë: BESIMI
Ai përfshin temat e mëposhtme:
- Bazat e besimit.
- Shtyllat e Islamit.
- Besimi në Allahun.
- Çfarë përfshin besimi në Allahun.
- Besimi në ekzistencën e Allahut.
- Besimi në uluhijen e Tij.
- Besimi në emrat dhe atributet e Tij.
- Frytet e besimit në Allahun e Lartësuar.
- Besimi në engjëjt.
- Kush janë engjëjt?
- Si të besosh në engjëjt?
- Frytet e besimit në engjëjt.
- Besimi në librat.
- Domethënia e besimit në librat.
- Çfarë përfshin besimi në librat?
- Frytet e besimit në librat.
- Besimi në të dërguarit.
- Njohja me të dërguarit.
- Çfarë përfshin besimi në të dërguarit.
- Frytet e besimit në të dërguarit.
- Besimi në ditën e Fundit.
- Ç’është për qëllim me ditën e Fundit?
- Çfarë përfshin besimi në ditën e Fundit?
- Frytet e besimit në ditën e Fundit.
- Besimi në Kaderin.
- Domethënia e besimit në Kader.
- Çfarë përfshin besimi në Kader.
- Frytet e besimit në Kader.
- Kujdesi për akiden. Përse?
- Synimet e akides Islame.
- Miqësia dhe armiqësia.
- Rëndësia e miqësisë dhe armiqësisë në akiden e muslimanit.
- Disa forma të miqësisë/dashurisë për jobesimtarët.
“Khulasatul-Kelam fi Erkanil-Islam”
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Të nënshtruar ndaj Allahut me bindje dhe sinqeritet.
[2] Ali Imran 102
[3] Ruajuni dënimit të Zotit tuaj, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, sepse ju nuk mund t’a duroni dënimin e Tij. Kini frikë Zotin tuaj sepse Ai u ka krijuar, u furnizon, u mban, u jep jetë dhe tek Ai do të ktheheni.
[4] En-Nisa 1
[5] El-Ahzab 70-71
[6] Edh-Dharijat 56
[7] En-Nahl 36
[8] El-Earaf 65
[9] Shih “El-Ubudijeh” fq. (41)
[10] Shënon Muslimi me nr. (4493)
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve