Nga cili vend je?

September 29, 2020

Më pyeti: Nga cili vend je?

I thashë: Nga ai vend ku hajdutët e vegjël ndiqen nga policia, kurse hajdutët e mëdhenj kanë imunitet dhe i ruan policia.

– Ku ai që s’ka bërë shkollë ka diplomë, ndërsa ai që ka mbaruar studimet punon kamarier.

– Ku injoranca është kulturë ndërsa dija prapambetje.

– Ku ‘prodhohen’ shumë të shkolluar dhe shumë pak të ditur.

– Ku të gjithë flasin dhe askush nuk punon.

– Ku ka më shumë fallxhorë sesa mësues.

– Ku ata që s’kanë mend të japin mend.

– Ku është turp të turpërohesh dhe nder kur skandalizohesh.

– Ku virtytet e larta janë zëvendësuar me parfume të shtrenjta.

– Ku u lëpihemi të huajve dhe poshtërojmë dhe përbuzim njëri-tjetrin.

– Ku më shumë vlen i vdekur sesa i gjallë.

– Ku fytyrat ndryshohen çdo ditë.

– Ku shteti mjekohet me paratë e popullit.

– Ku zhveshja konsiderohet liri ndërsa mbulesa robëri.

– Ku më shumë besojmë te horoskopi sesa te aftesitë tona.

– Ku rritesh me moton; “Kush të do të rreh!”

– Ku për çdo dështim dhe paaftësi tonën fajin e ka turku që na ka lënë mbrapa.

Unejs Sheme

Loading...