Padrejtësia është 3 llojesh

October 11, 2020

Padrejtësia është 3 llojesh; ndaj Zotit, ndaj vetes dhe ndaj krijesave.

“Zoti yt ka të drejta ndaj teje, vetja jote ka të drejta ndaj teje, dhe familja jote ka të drejta ndaj teje.” (Buhari: 1968)
Këto fjalë u janë drejtuar dy prej sahabëve nga më adhuruesit, për t’i mësuar ata dhe ne se koncepti i adhurimit dhe i jetës është më i gjerë seç mendonin ata në fillim të edukimit të tyre, dhe padyshim që mendojmë shumë prej nesh.

Mësuam se të drejtat janë të shumëllojshme, prandaj duhet programuar koha dhe shpërndarë energjitë në mënyrë të ekuilibruar në mënyrë që të mos i bëhet padrejtësi askujt apo të teprohet në një drejtim dhe të neglizhohen të tjerët.
Zoti yt ka të drejta ndaj teje; t’a adhurosh Atë dhe të mos i shoqërosh askënd dhe asgjë në adhurim.
Shpirti yt ka të drejta ndaj teje; t’a ushqesh duke mos e ndërprerë prej Krijuesit, adhurimit të Tij, leximit të fjalëve të Tij, meditimit në madhështinë e krijimit të Tij.

Trupi yt ka të drejtën t’a ushqesh me masë, të mos e stërmundosh, t’a ruash nga shkatërrimi dhe t’a argëtosh herë pas here.
Mendja dhe intelekti yt ka të drejta ndaj teje, t’a zhvillosh me dituri të dobishme…
Prindërit, gruaja, fëmijët, vëllezërit dhe kushdo e çdo gjë që të rrethon kanë të drejtat e tyre ndaj teje.
Prandaj dijetarët thonë se detyra më e vështirë është t’i japësh çdokujt hakun e vet.
Për të kuptuar më qartë lutjen: “O Zot më fal gjynahet që di dhe ato që nuk i di!”

Emin Bilali

Loading...