Dijetari vdes, por zëri i tij mbetet!

October 14, 2020

Dijetari vdes, por zëri i tij mbetet.

Shejh Abdurrazak El-Bedr (Allahu e ruajtë!).

Këto mjete bashkëkohore kanë ruajtur shumë dituri. Nëse më herët thonin: “Kur vdes dijetari, mbetet libri i tij”, në kohën tonë themi: “Kur vdes dijetari, mbetet zëri i tij.”

Shumë nga dijetarët kanë vdekur, por zërat e tyre që përcjellin dituri të shumtë gjenden në mesin tonë.

Sot ke mundësi të dëgjosh mësimet e Shejh Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë) me zërin e tij, dhe dijetarëve të tjerë. Pra, ke mundësi që mësimet dhe shpjegimet që ai ka mbajtur t’i dëgjosh me zërin e tij.

S’ka dyshim se ai që dëgjon mësimet e këtyre dijetarëve të mëdhenj nuk do të përballet me dyshime e gjëra të tjera, siç e përmendi dhe pyetësi.

Kjo, për vetë faktin se dijet e tyre janë të sakta dhe të rrënjosura, dhe fjalët e tyre janë preçize të bazuara vetëm në argumente. Njerëzit do të vazhdojnë të gjenden në mirësi përderisa dijen e marrin nga të mëdhenjtë (dijetarët) e tyre.

Nëse Allahu ia lehtëson pyetësit që vazhdimisht t’i dëgjojë dijetarët e mëdhenj, ata që kanë vdekur dhe ata që janë gjallë dhe të përfitojë nga dija e tyre, ai me lejen e Allahut do të arrijë mirësi të mëdha.

Por të mos mjaftohet vetëm me kaq (vetëm me dëgjimin e mësimeve të regjistruara). Përkundrazi, mos t’u ndahet dijetarëve, uljes në mësimet e tyre, dëgjimit drejtpërdrejt nga ata, afrimit me ta dhe përfitimit nga moralet, sjelljet dhe marrëdhëniet e tyre, si dhe të përpiqet ndaj kësaj me aq sa ka mundësi. Suksesi është në dorë të Allahut!

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...