Përkujto!

October 15, 2020

Këshilla u bën dobi besimtarëve!

– Përkujto para se të bësh mëkat se Allahu i Madhëruar të sheh dhe është i Gjithëdijshëm për atë që fsheh dhe atë që shfaq. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.” Gafir: 19

– Përkujto para se të bësh mëkat se engjëjt shkruajnë në regjistrin e veprave të tua çdo vepër që vepron dhe fjalë që shqipton. Allahu thotë: “Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta, dhe për çdo fjalë që ai thotë ka pranë vetes një mbikqyrës të gatshëm.” Kaf: 17-18

– Përkujto para se të bësh mëkat momentin e vdekjes dhe daljen e shpirtit tënd. Allahu i Madhëruar thotë: “Por, kur shpirti të vijë në grykë e të thërrasë; “A ka shërues?” Atëherë ai do të bindet se ky është çasti i ndarjes dhe këmbët do të ngrijnë.” El-Kijame: 26-29

– Përkujto para se të bësh mëkat; varrin, dënimin dhe errësirën e tij.

– Përkujto para se të bësh mëkat ditën kur njerëzit do të tubohen të zbathur, pa rroba dhe të pa bërë synet.

– Përkujto para se të bësh mëkat ditën kur fletushkat e veprave do të fluturojnë dhe të vjen libri nga e djathta ose nga e majta jote. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë, do t’a ketë të lehtë llogarinë”, – deri te fjala e Tij: “Kurse ai të cilit do t’i jepet libri pas shpine, do të lutet për të vdekur dhe do të digjet në zjarr.” El-Inshikak: 7-12

Dhe thotë: “Por ai të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: “Ah sikur të mos më ishte dhënë libri im dhe të mos e kisha mësuar llogarinë time.” El-Hakka: 25-26

– Përkujto para se të bësh mëkat diellin që do t’u afrohet kokave të njerëzve dhe djersa e secilit arrin në varësi të veprave që ka bërë. Disave u arrin deri te kyçet e këmbëve, disave deri në gju, disave deri në brez, disave deri në grykë e disa do jenë të zhytur në të.

– Perkujto para se të bësh mëkat ditën kur gjymtyrët e tua do të dëshmojnë kundër teje. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur të vijnë afër zjarrit, kundër tyre do të dëshmojnë veshët, sytë dhe lëkurat e tyre për atë që kanë bërë.” Fusilet: 20

– n Perkujto para se te besh mekat Uren e Siratit e vendosur ne Xhehenem mbi te cilen do kalojne njerezit ne varesi te veprave te tyre. Allahu i Madheruar thote: “Dhe nuk ka asnje prej jush qe te mos arrije tek ai (Xhehenemi). Kjo eshte vendosur prerazi nga Zoti yt.” Merjem: 71

-Perkujto para se te besh mekat qendrimin para Zotit te gjithesise ku mes teje dhe Atij nuk do te kete perkthyes.

-Perkujto para se te besh mekat zjarrin flakerues te Xhehenemit lenda djegese e te cilit jane njerezit dhe guret.

“Por keshillo, se vertet keshilla u ben dobi besimtareve.” Edh-Dharijat: 55

Unejs Sheme

Loading...