Allahu e përsos dritën e Tij!

October 18, 2020

“Allahu e përsos dritën (fenë) e Tij!”

– Sumeja, Jasiri, Musabi, Enes bin En-Nadr, Hamza bin Abdulmutalib, Abdullah bin Xhahsh, Sad bin Er-Rabi, Amër bin El-Xhemuh (Allahu qoftë i kënaqur me ta), këta nuk e panë triumfin e Islamit dhe lavdinë e tij.

Nuk i panë çlirimet e Umerit (radijAllahu anhu) dhe fitoret e Halid bin Uelidit (radijAllahu anhu).

Nuk e panë Harun Er-Rashidin t’u drejtohej reve me fjalët: “Shkoni nga të doni dhe lëshojeni shiun ku të doni. Fryti i shiut tuaj (xhizja) përsëri në arkën time (muslimanëve) do të vijë.”

Ata e filluan rrugën drejt triumfit, vdiqën që në fillim dhe nuk e arritën fundin e saj, dhe nuk arritën t’i shihnin frytet e asaj që filluan.

Prandaj mos pyet për fundin e rrugës, e rëndësishme është të gjendesh në rrugën e drejtë. E nëse vdes në fillim të rrugës ose në mes të saj, kjo asesi nuk do të dëmtojë.

Ti do të jesh prej atyre që Allahu ka thënë në librin e Tij: “Midis besimtarëve ka të atillë që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Kështu që disa prej tyre e kanë përmbushur zotimin (duke rënë shehid), kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.” El-Ahzab: 23.

Ne ecim në rrugën që ka skicuar Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), duke shpresuar tek Allahu të na forcojë dhe të vdesim duke qenë në të.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Rruga për tek Allahu është e gjatë edhe pse ne ecim në të me hapin e breshkës. Qëllimi ynë nuk është të arrijmë në fund të rrugës, por qëllimi është të vdesim në këtë rrugë.”

Kjo fe ka zbritur për të triumfuar dhe për t’u ngritur më lartë se të gjitha fetë e tjera, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.

  • Nuk ka shejtan nga xhindët dhe njerëzit.
  • Nuk ka kafir nga xhindët dhe njerëzit.
  • Nuk ka virus i çdo forme apo lloji qoftë ai, që mund t’a ndalë truimfin dhe lavdinë e fesë Islame.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ata dëshirojnë t’a fikin dritën e Allahut me gojët e tyre por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse këtë gjë e urrejnë jobesimtarët.” Es-Saf: 8.

Prandaj ne u themi: “Vdisni (plasni) me mllefin tuaj.” Ali-Imran: 119

Allahu i bëftë jetët tona t’i jetojmë në teuhid dhe t’i mbyllim me teuhid!

Unejs Sheme

Loading...