Porosi e rëndësishme profetike!
Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) e ka mësuar dhe porositur Ibnu Abasin, i cili ishte fëmijë:
“O djalosh! Unë po të mësoj disa fjalë:
Ruaje Allahun që të të ruajë Ai ty (Ji korrekt me çfarë kërkon prej teje)!
Ruaje Allahun që t’a gjesh Atë pranë teje!
Kur të lutesh lutju vetëm Allahut, e kur të kërkosh ndihmë kërkoi vetëm Atij.
Dije se sikur gjithë njerëzit të bashkohen me qëllim që të të bëjnë dobi, nuk do të të bëjnë veçse aq sa Allahu ka caktuar për ty!
Madje edhe nëse të gjithë ata bashkohen për të të dëmtuar, nuk do të munden veçse aq sa Allahu ka caktuar kundër teje.
Penat janë ngritur dhe fletët janë tharë (gjithçka është paracaktuar).”
[Tirmidhiu: Hasen Sahih]
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve