Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza, as varrin tim mos e bëni vend-tubimi. Dërgoni salavate për mua sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni.” Shënon Ebu Daudi me zinxhir të mirë.
Shpjegimi i përgjithshëm:
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) na tregon në këtë hadith se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga boshatisja e shtëpive nga përmendja e Allahut dhe adhurimi ndaj Tij. Po ashtu ka ndaluar që varri i tij të kthehet në vend-tubimi në kohë dhe në formë të caktuar. Pastaj ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar që të dërgojmë salavate për të, duke sqaruar se salavatet i arrijnë atij prej çdo muslimani kudo që ndodhet.
Dobitë:
- Ndalimi i boshatisjes së shtëpive nga adhurimi i Allahut të Madhëruar.
- Ndalimi i faljes së namazit në varreza.
- Ndalimi i vizitës së varrit të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në formë dhe kohë të caktuar. Kjo vlen për çdo varr tjetër.
- Obligueshmëria e dërgimit të salavateve për Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
- Salati dhe selami i arrijnë Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kudo që të ndodhet personi.
Pyetje:
- Cfarë është për qëllim me fjalën e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza”?
- Cfarë është për qëllim me fjalën e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “as varrin tim mos e bëni vend-tubimi”?
- Nxirr katër dobi që përfitohen nga hadithi i temës.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve