Është pyetur Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!): Si je gdhirë?
Tha: “Jam zgjuar mes dy mirësive të Allahut, nuk e di cila është më e mirë se tjetra; mëkatet që më ka mbuluar Allahu dhe nuk ka mundësi askush të më turpërojë për shkak të tyre, apo dashuria që Allahu ka futur në zemrat e robërve (ndaj meje) e që veprat e mia nuk e justifikojnë dashurinë e tyre (ndaj meje).”
Është pyetur Ibën El Mugireh: O Ebu Muhamed, si je gdhirë?
Tha: “U zgjuam të fundosur në mirësi, të pamundur në falënderim (që e meriton Allahu për gjithë ato të mira). Allahu po na dhuron të mira dhe mirësi të shumta edhe pse Ai është i Pasuri (el Ganij), nuk ka nevojë për ne, i Lartësuar është Allahu, ndërsa ne i përgjigjemi me mëkate megjithëse kemi nevojë të madhe për Të.”
Ibën el Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Sikur Allahu t’a furnizonte njeriun (robin) me gjithë të mirat e botës dhe pasurinë që ka në të, dhe ai thotë ELHAMDULILAH (lëvdatat dhe falënderimet i takojnë Allahut ), shprehja e fjalës Elhamdulilah do të jetë inspirim nga Allahu dhe mirësi më madhore sesa kjo botë dhe çfarë ka në të.”
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve