Mëngjesi i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) (3)
Kur shkonte në vendin e tij për t’u prirë njerëzve në namaz, ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u thoshte shokëve të tij: “Drejtoni rreshtat tuaja dhe bashkohuni mes veti, sepse drejtimi i rreshtave është prej plotësimit të namazit.”[1]
Pastaj merrte tekbirin e ihramit (për fillimin e namazit) duke thënë: ‘’Allahu ekber’’, dhe heshtte pak aq sa për të thënë lutjen e fillimit të namazit; “All-llahumme beid bejni ue bejne khatajaje kema be’adte bejnel-meshriki uel-magribi! All-llahumme nekkini min khatajaje kema junekal-theubul-ebjedu mined-denesi! All-llahumme igsilni min khatajaje bil thelxhi ue mai uel-berad.”[2]
Pastaj ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) lexonte me zë suren El-Fatiha ajet pas ajeti, duke i ndarë ajetet nga njëri-tjetri. Pra, lexonte “El-hamdulilahi Rabil-alemin” dhe ndalonte, “Er-Rrahmanir-Rrahim” ndalonte, “Maliki jeumid-Din” ndalonte. Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e zgjaste leximin e tij, e zgjaste “Er-Rrahman”, e zgjaste “Er-Rrahim”.
Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në namazin e sababut lexonte gjatë nga Kurani, midis gjashtëdhjetë deri në njëqind ajete.[3]
Në namazin e sabahut të ditës së xhuma, ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) lexonte në rekatin e parë; “Elif, lam, mim. Tenzilu” – suren Sexhde, dhe në rekatin e dytë lexonte; “Hel eta alal-insani hijnun mined-dehri lem jekun shejen medhkura” – suren Insan.”[4]
Ndonjëherë kur muslimanët përballeshin me ndonjë vështirësi apo fatkeqësi, ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) bënte lutje pas ngritjes nga rukuja në rekatin e dytë, i drejtohej Allahut të Madhëruar me lutje dhe kështu largohej vështirësia dhe zbriste ndihma e Allahut.[5]
Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur e përfundonte namazin dhe jepte selam, duke qenë në vendin e tij i drejtuar nga Qabja thoshte: Estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah. All-llahumme entes-selam ue minkes-selam tebarakte ja dhel-xhelali uel-ikram.[6]
Pastaj kthehej nga e djathta e tij, ndoshta dhe nga e majta e tij, dhe gjëja e parë që sahabët (radijAllahu anhum) dëgjonin ishte fjala e tij: “Rabbi kini adhabeke jeume teb’athu ibadeke.”[7]
Më pas ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thoshte: “La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir, La haule ue la kuvete il-la bil-lah, la ilahe il-lAll-llahu ue la nabudu il-la ijjehu lehun-ni’metu ue lehul-fadlu ue lehuth-theneul-hasen. La ilahe il-lAll-llahu mukhlisine lehud-din ue leu kerihel-kafirun. All-llahumme la maani`a lime e`atajte ue la m`utije lim-men`ate ue la jenfeu dhel-xheddi minkel-xheddu”.[8]
Pastaj përmendte Allahun duke thënë “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber”.[9]
…. vijon …
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Shih “Musnedu” Et-Tajalsi (2094 dhe 2222), “Musnedin” e Ahmedit (12011, 12813, 12884, 13778 dhe 14096), “Sahihun” e Buhariut (719 dhe 723), “Sahihun” e Muslimit (433), “Sunenu Ebi Daud” (668), “Sunenu Ibën Maxhe” (993”, “Sunenu En-Nesai” (814 dhe 845) etj.
[2] Shih “Musnedin” e Ahmedit (7164 dhe 10408), “Sahihun” e Buhariut, “Sahihun” e Muslimit (598), “Sunenu Ebi Daud” (781), “Sunenu Ibën Maxhe” (805), “Sunenu En-Nesai” (60 dhe 595) etj. Tek “Sahihu” i Buhairut është “…bil-mai ueth-thelxhi uel-berad”.
[3] Shih “Musnedu” Et-Tajalsi (962), “Musnedin” e Ahmedit (19793 dhe 19811), “Sahihun” e Buhariut (541 dhe 599), “Sahihun” e Muslimit (461 dhe 647), “Sunenu Ebi Daud” (398), “Sunenu Ibën Maxhe” (818), “Sunenu En-Nesai” (530), “Sahihun” e Ibën Huzejme (528 dhe 53) etj.
[4] Shih “Musnedin” e Ahmedit (2799, 2906 dhe 10102), “Sahihun” e Buhariut (891 dhe 1068), “Sahihun” e Muslimit (879-880), “Sunenu Ebi Daud” (1074), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (520), “Sunenu Ibën Maxhe” (821), “Sunenu En-Nesai” (956) etj.
[5] Shih “Musnedin” e Ahmedit (7465, 9149 dhe 18661), “Sahihun” e Buhariut (4560 dhe 6394), “Sahihun” e Muslimit (677-678), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (401), “Sahihun” e Ibën Huzejme (1098) etj.
[6] Shih “Musnedu” Et-Tajalsi (371 dhe 1662), “Musnedin” e Ahmedit (22365 dhe 22408 dhe 25507), “Sahihun” e Muslimit (591-592), “Sunenu Ebi Daud” (1512-1513), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (298-300), “Sunenu Ibën Maxhe” (924 dhe 928), “Sunenu En-Nesai” (1337-1338), “Sahihun” e Ibën Huzejme (736-737) etj.
[7] Shih “Musnedin” e Ahmedit (3631, 4084 dhe 4383), “Sahihun” e Buhariut (852), “Sahihun” e Muslimit (707-709), “Sunenu Ebi Daud” (1042), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (301), “Sunenu Ibën Maxhe” (929-931), “Sunenu En-Nesai” (1359-1361), “Sahihun” e Ibën Huzejme (1563, 1565 dhe 1714) etj.
[8] Shih “Musnedin” e Ahmedit (16889 dhe 18158), “Sahihun” e Buhariut (844), “Sahihun” e Muslimit (592), “Sunenu Ebi Daud” (1505), “Sunenu En-Nesai” (1341-1343), “Sahihun” e Ibën Huzejme (742), “Sahihun” e Ibën Hibanit (2005-2007) etj.
[9] Shih “Musnedin” e Ahmedit (21600 dhe 21659), “Sahihun” e Buhariut (843 dhe 6329), “Sahihun” e Muslimit (595-597), “Sunenu Ebi Daud” (1502), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (3413), “Sunenu En-Nesai” (1348-1350), “Sahihun” e Ibën Huzejme (752), “Sahihun” e Ibën Hibanit (2017) etj. Përsa i përket dhikrit mbas namazit, ai përcillet në disa forma.
E para: Të thuhet; “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah”, “La ilahe il-lAllah” dhe “Allahu ekber” nga njëzet e pesë herë secila. Të gjitha së bashku bëhen njëqind herë.
E dyta: Të thuhet; “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber” nga tridhjetë e tre herë secila, dhe plotësohet njëqind me thënien; “La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir”.
E treta: Të thuhet; “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber” nga dhjetë herë secila. Shënon Buhariu.
E katërta: Të thuhet; “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber” nga njëmbëdhjetë herë secila. Shënon Muslimi.
E pesta: Të thuhet; “SubhanAllah” tridhjetë e tre herë, “El-hamdulil-lah” tridhjetë e tre herë dhe “Allahu ekber” tridhjetë e katër herë. Shënon Muslimi.
E gjashta: Të thuhet; “SubhanAllah”, “El-hamdulil-lah” dhe “Allahu ekber” nga tridhjetë e tre herë secila. Shënon Muslimi.
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve