Kriteret që e bëjnë një punë të jetë e pranuar tek Allahu

November 28, 2020

Pyetja e parë: Cilat janë kriteret që e bëjnë një punë të pranohet tek Allahu?
Përgjigja: Kriteret bazë që e bëjnë një vepër të pranohet tek Allahu janë tre:

– Besimi në Allahun Një të Vetëm dhe veçimi i Tij në adhurim, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar i Cili ka thënë: 

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّاتُ الْفِرْدَوْسِ نُزُلًا﴾[الكهف: 107]

{Vërtet ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira e përmirësuese, vendqëndrimi i tyre do të jetë në xhenete (kopshtet më të larta) të Firdeusit!} El-Kehf: 107

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

«قل آمنت بالله ثم استقم»

«Thuaj: “I kam besuar Allahut” dhe bëhu i qëndrueshëm në këtë!» (Muslimi)

Sinqeriteti, vepra vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut pa e përlyer atë me dyfytyrësi apo me dëshirën për t’u dukur, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar i Cili thotë:

 فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ﴾[الزمر: 2]

{…adhuroje Allahun me sinqeritet dhe duke i’a kushtuar fenë vetëm Atij!} Ez-Zumer: 2

– Përputhja me praktikën e të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

 وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا  وَاتَّقُوا اللَّهَ  إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ﴾[الحشر: 7]

{Atë që ua jep (porosi) i Dërguari merreni, dhe atë që ua ndalon hiqni dorë prej saj. Kijani frikën Allahut se vërtet Allahu ndëshkon ashpër!} (El-Hashr: 7).

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

«من عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد »

«Kush vepron një vepër që nuk përputhet me atë në të cilën jemi ne, ajo do të jetë e refuzuar!» (Muslimi)

Fjala «…nuk përputhet me atë në të cilën jemi ne…», nënkupton që nuk ka ardhur argument nga i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! –  për të, por është vepër e shpikur dhe e sajuar nga vetë njerëzit.

Fjala «…e refuzuar…» nënkupton se adhurimi është i papranuar dhe në të njëjtën kohë është edhe gjynah, ngase personi që e bën atë ka sjellë një adhurim të cilin nuk e ka legjitimuar Allahu i Lartësuar dhe as i Dërguari i Tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!.

 

Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik

Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno

Përktheu: Bashkim Selmani

 

Loading...