Si e njohe Zotin tënd?

December 21, 2020

Si e njohe Zotin tënd?

(Nëse të thuhet: Si e njohe Zotin tënd?) d.m.th. me çfarë mënyre arrite t’a njohësh Zotin tënd, (Thuaj🙂 E njoha (nëpërmjet shenjave (argumenteve) dhe krijesave të Tij).

Shjehu me fjalën e tij (nëpërmjet shenjave (argumenteve) dhe krijesave të Tij) ka për qëllim shenjat universale, e ato janë krijesat. Bashkangjitja pas presjes; (nëpërmjet shenjave dhe krijesave të Tij) nuk tregon për gjëra të ndryshme (por për shpjegim të së njëjtës gjë). Shenjat universale janë krijesat.

Shejhu ka thënë: Dhe prej shenjave të Tij janë nata dhe dita, dielli dhe hëna. Prej krijesave të Tij janë shtatë qiejt dhe shtatë tokat dhe çfarë ka mes tyre. Është e qartë për çdokënd se nata dhe dita, dielli dhe hëna janë shenja dhe argumente të qarta dhe krijesa. Gjithashtu, qiejt dhe tokat dhe çfarë ka mes tyre jane shenja dhe krijesa.

Allahu i Lartësuar thotë:

‘’Prej shenjave (argumenteve të qarta) të Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës.’’ (Er Rrum, 22)

‘’Në Tokë ka shenja të qarta për atë i cili merr mësim (ka bindje).’’ (Edh Dharijat, 20)

‘’Ne e kemi bërë qiellin strehë (çati) dhe e kemi bërë të ruajtur nga çdo shejtan, ndërsa ata (disa njerëz) i kanë kthyer shpinën shenjave tona (nuk mendojnë për to).’’ (El Enbija, 32). Këto janë ajetet keunije (shenjat dhe argumentet e qarta në univers).

Argument është Fjala e Allahut të Lartësuar: “Prej shenjave të Tij janë nata dhe dita, dielli dhe hëna. Mos adhuroni krahas Allahut diellin dhe hënën, por adhuroni vetëm Allahun i Cili i ka krijuar.” (Fussilet, 37)

Ato janë krijesa dhe shenja të qarta, të cilat tregojnë për Krijuesin i Cili e ka nën  kontroll funksionimin e tyre.

Gjithashtu argument është fjala e Tij: “Me të vërtetë që Zoti juaj është Allahu, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën në gjashtë ditë e më pas u ngrit mbi Arsh. Ai e mbulon ditën me errësirën e natës e cila ndjek atë. Dielli, hëna dhe të gjitha yjësitë janë të nënshtruara ndaj Allahut. Padyshim që e Tij është e gjithë çështja dhe krijimi. I madhëruar dhe pa të meta është Allahu, Zoti i Cili kujdeset për të gjithë krijesat.” (El Earaf, 54)

Ai është Krijuesi i të gjitha këtyre krijesave dhe në Dorë të Tij është çdo çështje. Njohja e robërve të Allahut ndaj Zotit të tyre (Allahut) nëpërmjet ajeteve (shenjave, krijesave) të Tij është njohje logjike, sepse ai i cili vështron në këto shenja të qarta, në këto krijesa, arrin të kuptojë se kanë një krijues dhe se Krijuesi i tyre është i Urtë, i Gjithëditur, ka mundësi të bëjë ç’të dojë, është i Madhërishëm, i pa të meta dhe i Lartësuar.

Mënyra e dytë për njohjen e Allahut është nëpërmjet shpalljes me të cilën dërgoi Profetët e Tij. Me këtë mënyrë e njohim Zotin tonë me Emrat dhe Cilësitë e Tij të cilat na i ka sqaruar në Kuran, prej tyre: ‘’Allahu është i Vetmi i Cili meriton të adhurohet, Sunduesi dhe pronari i çdo gjëje, i Madhëruari pa asnjë të metë, Vërtetuesi i profetëve, i Plotfuqishmi ndaj të Cilit asgjë nuk triumfon, Krenari dhe i Madhërishmi i plotë, i Pastër është Allahu nga çdo mangësi që ja mveshin dhe nga çdokush që adhurojnë padrejtësisht krahas Tij. Ai është Allahu, i Vetmi i Cili meriton të adhurohet, Krijuesi i çdo gjëje. Atij i takojnë Emrat dhe Cilësitë e plota hyjnore, pa asnjë të metë e mangësi.” (El Hashr, 23-24)

Kjo është mënyra e njohjes së Zotit tonë nëpërmjet shpalljes dhe fesë.

Allahu i ka njohur robërit me Veten e Tij nëpërmjet ajeteve universale, të cilat janë shenjat e qarta dhe krijesat në univers, dhe nëpërmjet ajeteve të Kuranit.

Shejh AbduRrahman ibn Nasir el Berrak
Sherh thelathetul-Usul

Anis Agovi

Loading...