Shejhu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Zoti është Ai i cili meriton të adhurohet.” Zoti është Krijuesi i çdo gjëje, Ai i cili përkujdeset për robërit e Tij duke u dhënë nga mirësitë e Tij. Zoti është Ai i cili meriton të adhurohet, i pa të meta dhe i Lartësuar është Ai.
Argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar: “O ju njerëz! Njëhsojeni në adhurim (adhurojeni vetëm Atë) Zotin tuaj i Cili është përkujdesur dhe ju ka krijuar juve dhe të tjerët para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm. Ai ua ka bërë Tokën vendqëndim dhe vendbanim, dhe e ka bërë qiellin strehë për vendbanimin tuaj (në të cilin gjenden gjërat e nevojshme për ju si; dielli, hëna, yjet). Ai u zbret nga qielli (retë) ujë me të cilin mbijnë farat, dhe dalin bimë e fryte tek të cilat është rrizku juaj, kështu që mos adhuroni krahas Allahut të tjerë (të cilët janë si ju; janë krijuar dhe u vjen rrizku prej Allahut.)“ El Bekare 21-22.
Allahu i Lartësuar e i pa të meta i ka urdhëruar të gjithë njerëzit t’a adhurojnë Atë dhe të heqin dorë nga adhurimi i të tjerëve krahas Tij. Ky është kuptimi i fjalës ‘’La ilahe il-lAllah‘’.
Allahu i Lartësuar ka përmendur kuptimet që përmban adhurimi ndaj Tij: Ai është Krijuesi i tyre (njerëzve), Krijuesi i baballarëve të tyre, Krijuesi i qiejve dhe tokës, Ai i Cili zbret shiun dhe jep rrizqet. Vetëm Ai meriton të adhurohet.
Fjala e Allahut: ‘’O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj!’’ përmban pohimin e adhurimit për Allahun.
Fjala e Allahut: ‘’Mos adhuroni krahas Allahut askënd tjetër!’’ përmban mohimin e adhurimit ndaj të tjerëve përveç Allahut, sepse Allahu i Lartësuar nuk ka asnjë ortak.
Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Mufesiri i famshëm (komentuesi i Kuranit) ka thënë në tefsirin e tij ‘’Tefsirul Kur’an el Adhijm’’:
Krijuesi i këtyre gjërave është Ai i cili meriton të adhurohet. Po, padyshim, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Ai i cili “e ka bërë qiellin strehë për vendbanimin tuaj (në të cilin gjenden gjërat e nevojshme për ju si; dielli, hëna, yjet). Ai u zbret nga qielli (retë) ujë me të cilin mbijnë farat, dhe dalin bimë e fryte tek të cilat është rrizku juaj.” (El-Bekare, 22) Ky është Ai i Cili meriton të adhurohet, këtë e kërkon logjika.
Ai i cili adhuron të tjerë bashkë me Allahun ka devijuar nga rruga e drejtë, dhe ka barazuar me Allahun e Madhërishëm ata që nuk janë si Ai. Allahu nuk ka të barabartë me Të. Ai i cili adhuron bashkë me Allahun tjetërkënd, e ka bërë në veprën e tij të barabartë me Allahun.
Shejh AbduRrahman ibn Nasir el Berrak, Allahu e ruajtë!
Sherh Thelethetul-Usul
Anis Agovi
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve