Shirku i madh (Idhujtaria që të nxjerr nga besimi)

January 27, 2021

Pyetja e parë: Cili është gjynahu më i madh tek Allahu i Lartmadhëruar?

Përgjigja: Gjynahu më i madh tek Allahu i Lartmadhëruar është shirku (t’i shoqërosh Zotit dikë tjetër në adhurim), ashtu siç Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ  إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ [لقمان: 13]

{(tregoju) kur Lukmani i tha birit të vet duke e këshilluar: “O biri im, mos i shoqëro (asgjë) Allahut, pasi vërtet shirku (shoqërimi i diçkaje Allahut) është padrejtësi shumë e madhe!”} (Lukman: 13)

Ndërsa kur i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – është pyetur:

«أي الذنب أعظم؟ قال أن تجعل لله نداً وهو خلقك »

«Cili është gjynahu më i madh? Ka thënë: T’i shoqërosh shok Allahut, ndërkohë që Ai të krijoi.» (Mutefekun alejhi)

 

Pyetja e dytë: Çfarë është shirku i madh?

Përgjigja: Shirku i madh është kryerja e një adhurimi duke ia kushtuar atë dikujt tjetër përveç Allahut, siç është; lutja drejtuar dikujt tjetër përveç Tij, kërkimi i ndihmës prej të vdekurve apo të gjallëve që nuk janë prezentë. Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا﴾ [النساء: 36]

{Adhuroni (vetëm) Allahun dhe mos i shoqëroni Atij shok asgjë.} (En-Nisa: 36)

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

«من أكبر الكبائر: الشرك بالله»

«Më e madhja e gjynaheve të mëdha është shirku (idhujtaria).» (Buhariu)

Pyetja e tretë: A ka idhujtari në këtë kohë?

Përgjigja: Po, sigurisht që ka. Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar i Cili ka thënë:

﴿وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ بِاللَّهِ إِلَّا وَهُمْ مُشْرِكُونَ [يوسف: 106]

{Dhe se shumica e tyre (njerëzve në botë) nuk e besojnë ndryshe Allahun, por veçse duke qenë idhujtarë!} (Jusuf: 106)

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

« لاتقوم الساعة حتى تلحق قبائل من أمتي بالمشركين وحتى تعبد الأوثان »

{Nuk do të ndodhë Kijameti derisa disa prej fiseve të Umetit tim të bashkohen me idhujtarët, dhe derisa të adhurojnë idhujt!} Transmeton Tirmidhiu, hadithi Sahih.

 

Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani

 

Loading...