Mëkatet janë zjarr që i shuan namazi.
Transmetohet nga Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu ka caktuar një engjëll i cili thërret në çdo namaz: O bijtë e Ademit! Ngrihuni për te zjarri juaj që keni ndezur, dhe shuajeni atë.” Sahihu Et-Tergib (358), hadithi është hasen ligajrihi.
Me fjalën e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Ngrihuni për te zjarri juaj”, janë për qëllim mëkatet dhe të këqijat. Dhe se shuarja e tyre arrihet me faljen e namazit. Hafidh Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Përderisa namazi është lidhja mes robit dhe Zotit të tij dhe namazliu komunikon me Të dhe Zoti afrohet tek ai, atëherë nuk mund të hyjë në namaz vetëm se ai që është i pastër nga pamja e jashtme, ana trupore, dhe brendësia e tij, ana shpirtërore. Prandaj është ligjësuar për namazliun që të pastrohet me ujë. E kështu me anë të abdesit fshihen gjynahet e tij. Pastaj ecën për në xhami, e kështu fshihen gjynahet e tij me hapat që hedh. E nëse atij i mbetet diçka prej gjynaheve, atëherë fshirja e tyre është namazi.
Perktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve