Vlera e faljes së namazit!

March 5, 2021

Profeti ﷺ ka thënë në një hadith të saktë:
“Gjëja e parë për të cilën do të merret njeriu në llogari në Ditën e Gjykimit është namazi. Nëse e ka pasur në rregull shpëton dhe fiton. Nëse nuk e ka pasur në rregull dështon dhe merr fund (humb).”
Në një transmetim tjetër të ngjashëm thotë ﷺ:
“Nëse i pranohet namazi i pranohen edhe veprat e tjera. Nëse nuk i pranohet namazi, nuk i pranohen as veprat e tjera.”
Në një hadith tjetër thotë ﷺ:
“Dallimi mes nesh dhe tyre (të pafeve) është namazi. Ai i cili e lë namazin ka bërë kufër.”
Në një hadith tjetër thotë ﷺ:
“Mes njeriut dhe shirkut e kufrit është lënia e namazit (dm.th. po e la namazin e ka kaluar kufirin mes tij dhe shirkut e kufrit, po e la namazin praktikisht ka rënë në shirk e kufër).”
Anis Agovi
Loading...