Çfarë të bëjmë nëse ka mosmarrëveshje mes nesh?

March 31, 2021

Pyetja e gjashtë: Çfarë të bëjmë nëse ka mosmarrëveshje mes nesh?

Përgjigja: Të kthehemi tek Libri i Allahut dhe suneti i saktë profetik, ashtu siç na ka porositur edhe Allahu i Lartësuar në Kuran ku thotë:

﴿فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ، ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا﴾  [النساء:59[

…e nëse keni mosmarrëveshje në lidhje me diçka, atëherë konsultojeni me atë që ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, nëse vërtet e besoni Allahun dhe Ditën e Gjykimit. Kjo është më e mirë (për paanësi) dhe shpjegimi më i mirë (për të mos bërë gabime).” En-Nisa: 59

Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

»عليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي، تمسكوا بها«

“Përkushtojuni sunetit tim dhe sunetit të (trashëguar prej) kalifëve (zëvendësve) të mi të drejtë dhe të udhëzuar pas meje! Kapuni për të me (kapje që nuk rrëshqet, si me) dhëmballë.” Transmeton Ahmedi, hadith Sahih.

 

Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani

Loading...