A e pranon feja atë që njihet si “bidat i mirë”?

March 31, 2021

Pyetja e dytë: A e pranon feja atë që njihet si “bidat i mirë”?

Përgjigjja: Jo, në fenë Islame nuk ka diçka që njihet si bidat i mirë pasi nuk ka hapësirë për plotësim, duke u bazuar në fjalën e Allahut që thotë:

﴿الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا ﴾ [المائدة: 3]

Sot e kam plotësuar për ju Fenë tuaj dhe e kam përmbushur ndaj jush mirësinë Time, si dhe jam i kënaqur që feja juaj të jetë Islami.” El-Maide: 3

Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

»كل بدعة ضلالة و كل ضلالة في النار«

“Çdo bidat (sajesë) është humbje (devijim) dhe çdo humbje të çon në Zjarr.” Transmeton Ahmedi dhe të tjerë. Hadithi është i saktë.

 

Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani

Loading...