Kush do falet për ty pas vdekjes tënde?

April 6, 2021

Jezid Er-Rakashiju i thoshte vetes së tij: “Mjerë për ty o Jezid!

Kush do falet për ty pas vdekjes tënde?

Kush do agjërojë për ty pas vdekjes tënde?”

Prandaj falu o njeri derisa vazhdon të jesh në këtë dynja, ngase pas vdekjes tënde askush nuk do të falet për ty.

Falu!

“Vërtet, namazi është detyrë për besimtarët në kohë të përcaktuar.” En-Nisa: 103

Falu! Sepse Islami ngrihet mbi pesë (shtylla):

1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.

2. Falja e namazit…” hadithi. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Agjëro derisa vazhdon të jesh në këtë dynja, ngase pas vdekjes tënde askush nuk do agjërojë për ty.

Agjëro! Se “Agjërimi u është bërë detyrë ashtu si ishte detyrë edhe për ata që ishin para jush, që të mund të bëheni të devotshëm.” El-Bekare, 183

Agjëro!

Se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Islami ngrihet mbi pesë (shtylla):

1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Tij.

2. Falja e namazit.

3. Dhënia e zekatit.

4. Agjërimi i Ramazanit…” hadithi. Shënon Buhariu me nr. (8) dhe Muslimi me nr. (16).

Unejs Sheme

Loading...