O LËNËS I NAMAZIT!
Sa ke për të jetuar në këtë dynja? – Pesëdhjetë vite? – Gjashtëdhjetë vite? – Shtatëdhjetë vite?
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mosha e umetit tim do të jetë ndërmjet gjashtëdhjetë deri shtatëdhjetë vite. Të paktë janë ata që do e kalojnë këtë moshë.”
A mund të lihet mirësia e përjetshme, Xheneti, për një moshë kaq të shkurtër?!
O lënës i namazit!
O ti që nuk të shohim në xhami vetëm se për të xhuma!
Kush të pengon të falësh namazin për Allahun, edhe pse Ai nuk ka nevojë? Allahu kërkon nga ty që të falesh gjatë ditës dhe natës pesë namaze.
Ai të ka dhënë; fuqi, pasuri, furnizim, bashkëshorte dhe fëmijë.
Çfarë të pengon që të falesh për Zotin tënd?
Allahu i Madhëruar në një hadith kudsij thotë: “O bir i Ademit! Përkushtoju adhurimit Tim e do të t’a mbush gjoksin me pasuri dhe do t’i mbyll dyert e varfërisë.”
E nëse nuk vepron kështu dhe e lë faljen e namazit, agjërimin, namazin e natës dhe zekatin…
“E nëse nuk e bën këtë…” – thotë Allahu…
Mos u fal vetëm ditën e xhuma.
“E nëse nuk e bën këtë, atëherë do të preokupoj vazhdimisht me punë e lodhje”, – dhe pse mund të kesh miliona dhe milarda, “dhe nuk do t’i mbyll dyert e varfërisë.”
Çfarë të pengon të falesh për Zotin tënd të Lartësuar?
Fjalët e muezinit; “Hajde në namaz, hajde në shpëtim”, do të polemizojnë me ty tek Allahu në ditën e Kiametit.
O ti drejtor!
O ti inxhinier!
O ti doktor!
O ti bashkëshort!
O ti prind!
O ti punonjës!
O ti shofer!
Çfarë të pengon që kur hyn koha e namazit të shtrish sixhaden për faljen e namazit e të falesh për Allahun?
Ubejd bin Abdullah kur e pyeti Aishen (radijAllahu anha) për sëmundjen e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), Aishja i tha: “Ai (alejhi selam) e humbte vetëdijen nga sëmundja, dhe kur vinte në vete thoshte: O Aishe! A u falën njerëzit? Thashë: – Jo, o i Dërguar i Allahut.
Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u la dhe deshi të ngrihej, por humbi vetëdijen. Më pas, kur
Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) erdhi në vete tha: O Aishe! A u falën njerëzit?
Thashë : – Jo, o i Dërguar i Allahut.
Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u la përsëri dhe deshi të ngrihej, por sërish humbi vetëdijen.
Pastaj u zgjua dhe tha: O Aishe! A u falën njerëzit?
Thashë : – Jo, o i Dërguar i Allahut.
Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u la përsëri dhe deshi të ngrihej, por prap humbi vetëdijen.
Pastaj kur u përmend tha: O Aishe! A u falën njerëzit?
Thashë: – Jo, o i Dërguar i Allahut.
Ai (alejhi selam) tha: Urdhëroni Ebu Bekrin që t’u prijë njerëzve në namaz.
Aishja (radijAllahu anha) thotë: Profeti (alejhi selam) ishte në momentet e vdekjes, dhe shpirti i tij doli duke e patur kokën e tij midis kraharorit dhe qafës sime”.
Duke qenë në shoqërinë e Aishes së pastër, të cilën Allahu e ka pastruar duke zbritur Kuran për të mbi shtatë qiejt. Iu thafshin duart dhe gjuha atyre që hedhin baltë mbi nënën e besimtarëve, Aishen!
Aishja thotë: Doli shpirti i tij dhe kokën e kishte (mbështetur) midis kraharorit dhe qafës sime.”
A e dini se për çfarë porositi?
Për pasurinë?
Për shtëpitë?
Për djemtë dhe vajzat e tij?
Për të afërmit e tij?
Për atë që posedon?
Jo!
Duke qenë në çastet e vdekjes, ai (alejhi selam) thonte: “O Aishe! Namazi, namazi, namazi…”
Doli shpirti i tij ndërsa thonte: “Namazi, namazi…”
A lihet namazi për shkak të kësaj dynjaje kalimtare?
Pasha Allahun! A nuk ja vlejnw mirësitë e Xhenetit që ti, unë, ai, e të gjithë ne të falemi për Allahun?
Pasha Allahun që po!
Shejh Ebu Islam Sulejman Mubarak (Allahu e mëshiroftë!)
Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve