Disa veçori të Shamit, Kudsit dhe xhamisë së Aksas

May 17, 2021

Disa veçori të Shamit, Kudsit dhe xhamisë së Aksasë.

Veçoria e parë: Shami është vendi i grumbullimit dhe vendi i ringjalljes së njerëzve.

Ebu Dherri – radiallahu anhu – tregon se i dërguari i Allahut – salallahu alejhi ue selam – ka thënë:
“Shami është vendi i grumbullimit dhe vendi i ringjalljes.” E transmeton Bezari,Tahauij dhe Bejhakiu, dhe e saktëson sheih Albani.

Fjala e tij [vendi i grumbullimit] d.m.th. vendi i grumbullimit të njerëzve para orës së fundit të Dynjasë.
Enesi – radiallahu anhu – tregon se Profeti – alejhi selam – ka thënë: “Shenja e parë e orës së fundit të dynjasë është një zjarr që i grumbullon njerëzit nga lindja për në perëndim.” E transmeton Buhariu.
Ibn Kethiri – Allahu e mëshiroftë – në komentimin e hadithit thotë: “Ky grumbullim është grumbullimi i njerëzve të pranishëm në kohën e fundit të dynjasë, nga të gjitha anet e tokës për në vendin e grumbullimit i cili është Shami.” Shih librin El-Bidaje ue En-Nihaje.

Ndërsa fjala e tij [vendi i ringjalljes] d.m.th. vendi i ringjalljes në ditën e Kiametit, sepse njerëzit do të ringjallen nga kjo tokë.

Në lidhje me urtësinë e kësaj veçorie të Shamit, një prej komentuesve të haditheve El-Menauij (dijetar nga Egjipti i cili ka vdekur në vitin 1031 h), thotë:
“Shamit i është dhënë kjo veçori sepse shumica e profetëve janë dërguar te ky vend, dhe prej tij janë shpërndarë udhëzimet e Allahut në botë. Andaj dhe i përshtatet të jetë toka e grumbullimit dhe toka e ringjalljes.”

Vijon….

Abdullah Nabolli

Loading...