Shami është vendi i besimit

June 19, 2021

Shami është vendi i besimit

Urtësia e Allahut të Madhëruar ka bërë që Shami të lidhet ngushtë me çështjen e besimit.

Toka e Allahut është e gjerë dhe çdo vend të saj e kanë shkelur profetët, “lajmëtarët e Allahut” siç thuhet në Kuran:

وَلَقَدْ بَعَثْنَا في كُلّ أُمَّةٍ رَسُولاً أَنِ اعْبُدُوا اللهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتفَمِنْهُم مَنْ هَدَى الله وَمِنْهُم مَنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلالَةفَسِيرُوا في الأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ المُكَذِّبِينَ

“Ne kemi dërguar tek çdo popull një të dërguar, që t’u thonë: Adhurojeni Allahun dhe largojuni idhujve! Mirëpo prej tyre pati popuj që i udhëzoi Allahu dhe popuj të tjerë që e merituan humbjen. Prandaj, udhëtoni në tokë dhe shihni përfundimin e përgënjeshtruesve.” Suretu En-Nahl: 36.

Apo ajeti

إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ بِالحَقِّ بَشِيرَاً وَنَذِيرَاً وَإِنْ مِنْ أُمَّةٍ إِلاَّ خَلا فِيهَا نَذِير

Ne të kemi dërguar ty me të vërteten përgëzues dhe paralajmërues, dhe ska ndonjë popull veçse ka vajtur atje paralajmërues.” Suretu Fatir: 24.

Begati në besim ka patur vetëm Shami apo rajoni i Lindjes së Mesme, pra t’a zgjerojmë pak për të përfshirë edhe gadishullin arabik. Sot besimi i drejtë, apo më saktë çdo gjurmë e besimit të drejtë kthehet dhe ka lidhje me këto vende.

Shejhu i Islamit IbënTejmije -Allahu e mëshiroftë- kur flet për përhapjen e idhujtarisë dhe humbjen e gjurmëve të profetësisë te shumica e popujve, ndërkohë që çdo popull ka pas lajmëtarin e tij, thotë: “Kjo dukuri ka dy përgjigje.

E para: Shumica prej tyre nuk i kanë pranuar profetët, sepse siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Mirëpo, prej tyre pati popuj që i udhëzoi Allahu dhe popuj të tjerë që e merituan humbjen. Prandaj, udhëtoni në tokë dhe shihni përfundimin e përgënjeshtruesve.”

Kështu pra, ata që zgjodhën kundërshtimin e profetëve nuk u mbetën as lajmet e profetëve dhe as fjalët e tyre.

E dyta: Fjala e Allahut: “Pasha Allahun, Ne kemi dërguar lajmëtarë te popujt para teje, por shejtani ua zbukuroi punët (e këqija) dhe ai sot është kujdestari i tyre.” Suretu Nahl: 63.

Kur shejtani ua zbukuroi atyre punët e këqija, pati prej tyre popuj që i humbën gjurmët e profetësisë.”Shih fjalët e autorit në librin En-Nubuat: 1/196-197.

Kundërshtimi i profetëve dhe zbukurimi i të keqes nga shejtani i mallkuar bëri që shumica e popujve të mos kenë begati në besim, me përjashtim të banorëve të Shamit dhe rajoneve përreth tij.

Dr. Abdullah Nabolli

Dosje:

Loading...