Nxitimi në kryerjen e punëve të mira

August 1, 2021

Nxitimi në kryerjen e punëve të mira

  • Pjesa e parë e hytbes

إنَّ الحمدَ للهِ، نَحْمَدُهُ، ونستعينُهُ، ونستغفِرُهُ، ونعوذُ باللهِ مِنْ شرورِ أنفسِنَا وسيئاتِ أعمالِنَا، مَنْ يهدِ اللهُ فلاَ مُضِلَّ لَهُ، وَمَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِيَ لَهُ، وأشهدُ أنْ لا إلهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شريكَ لَهُ، تَعْظِيمًا لِشَأْنِهِ، وأشهدُ أنَّ مُحَمَّدًا عبدُهُ ورسُولُهُ، وَخَلِيلُهُ – صَلَّى اللهُ عليهِ وعَلَى آلِهِ وصَحْبِهِ، وَمَنْ تَبِعَهُمْ بِإِحْسَانٍ إِلَى يَوْمِ الدِّينِ، وَسَلَّمَ تَسْلِيمًا كثيرًا.

أمَّا بَعْدُ:

فَاتَّقُوا اللهَ – عِبَادَ اللهِ – حقَّ التَّقْوَى؛ واعلَمُوا أنَّ أَجْسَادَكُمْ عَلَى النَّارِ لَا تَقْوَى. وَاِعْلَمُوا بِأَنَّ خَيْرَ الْهَدْيِّ هَدْيُ مُحَمَّدٍ صَلَّى اللهُ عليهِ وَسَلَّمَ، وَأَنَّ شَرَّ الْأُمُورِ مُحْدَثَاتُهَا، وَكُلَّ مُحْدَثَةٍ بِدْعَةٌ، وَكُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ، وَكُلَّ ضَلَالَةٍ فِي النَّارِ.

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë. Atij i kërkojmë falje dhe e lusim që të na mbrojë nga të këqijat e veteve dhe pasojat e veprave tona. Kë e udhëzon Allahu në rrugë të drejtë nuk ka kush e devijon, dhe kë e lë Allahu në humbje nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut, të Vetëm dhe të pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.

Në vijim:

Frikësojuni Allahut me një frikë të denjë dhe dijeni se trupat tuaj nuk mund t’a përballojnë zjarrin në Xhehenem. Dijeni se udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) dhe se punët më të këqija janë sajesat në fe, pasi çdo sajesë konsiderohet bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim të çon në zjarrin e Xhehenemit. Allahu na ruajtë prej tij!

Të nderuar besimtarë! Garimi në kryerjen e veprave dhe porosive të Allahut është rrugë dhe praktikë e njerëzve të mençur dhe të devotshëm, si dhe shenjë e atyre që përmirësojnë duke vënë në zbatim atë që Allahu i Lartësuar ka thënë: فَاسْتَبِقُوا الْخَيْرَاتِ [البقرة: 148 – “Dhe nxitoni të paraprini në vepra të mira.” (El-Bekare: 148) Pra, nxitoni të dilni të parët në vepra të mira, apo siç ka thënë: وَفِي ذَلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ الْمُتَنَافِسُونَ ﴾ [المطففين: 26] – “Pikërisht për këtë le të garojnë me njëri-tjetrin ata që e kanë natyrë të garojnë!” (El-Mutafifin: 26). Kjo ngase garimi në vepra të mira është një praktikë frytëdhënëse dhe zbatim i porosisë së Allahut, Zotit të botëve, i Cili ka urdhëruar:وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وجنة عرضها كعرض السموات والأرض، أعدت للمتقين“Dhe shpejtoni për tek falja e Zotit Tuaj dhe për tek Xheneti gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur posaçërisht për të ruajturit (që u ruajtën nga gjynahet).” (El-Muminun: 61)

 

Të nderuar besimtarë! I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) vazhdimisht i nxiste shokët e vet të shpejtonin në kryerjen e veprave të mira, duke u thënë: «بَادِرُوا بِالْأَعْمَالِ فِتَنًا كَقِطَعِ اللَّيْلِ الْمُظْلِمِ، يُصْبِحُ الرَّجُلُ مُؤْمِنًا وَيُمْسِي كَافِرًا، أَوْ يُمْسِي مُؤْمِنًا وَيُصْبِحُ كَافِرًا، يَبِيعُ دِينَهُ بِعَرَضٍ مِنَ الدُّنْيَا» -«Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se t’ju vijnë kohëra të vështira si errësirat e natës së errët, ku njeriu zgjohet në mëngjes besimtar dhe e gjen mbrëmja mohues, apo ku në mbrëmje është besimtar dhe e gjen mëngjesi mohues, duke e shitur fenë e tij për një copë nga dynjaja.» Transmeton Muslimi.

Kuptimi i këtij hadithi është: Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira dhe paraprijini kësaj kohe të vështirë, pasi kur ajo të ndodhë ka për t’i angazhuar dhe preokuptuar të gjithë njerëzit me ngatërresat e veta, duke i penguar në kryerjen e veprave të mira. Paraprirja ndaj diçkaje është nxitimi dhe shpejtimi i arritjes së saj para se ajo mundësi të humbasë.

I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: «لَوْ يَعْلَمُ النَّاسُ مَا فِي النِّدَاءِ وَالصَّفِّ الأَوَّلِ، ثُمَّ لَمْ يَجِدُوا إِلَّا أَنْ يَسْتَهِمُوا لَاسْتَهَمُوا عَلَيْهِ» – «Nëse do t’a dinin njerëzit se çfarë shpërblimi ka në thirrjen e ezanit dhe në faljen e namazit në rreshtin e parë, edhe po të mos kishin zgjidhje tjetër përveç garimit do të kishin garuar për t’i arritur ato.» Transmeton Buhariu.

Kuptimi i hadithit është se; po t’a dinin se çfarë shpërblimi do i jepet atij që e thërret ezanin dhe atij që falet në rreshtin e parë, edhe nëse mundësia e vetme për t’i bërë këto do ishte duke garuar, edhe atë do e kishin bërë.

Sahabët e kanë kuptuar këtë porosi dhe vazhdimisht bënin gara me njëri-tjetrin duke nxituar për të bërë vepra të mira, siç është transmetuar nga Umer Ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: «Një ditë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) na porositi që të jepnim sadaka dhe atë ditë unë kisha pasuri me vete, dhe mendova: Sot kam për t’ia kaluar Ebu Bekrit nëse ka ditë që mund t’ia kaloj. Pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) me gjysmën e pasurisë time dhe ai më tha: Çfarë ke lënë për familjen tënde? I thashë: Po aq sa kjo! Pastaj erdhi Ebu Bekri me gjithë sa kishte, dhe i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e pyeti: O Ebu Bekër! Çfarë ke lënë për familjen tënde? Tha: U kam lënë Allahun dhe të Dërguarin e Tij! Aty kuptova se nuk kam për t’ia kaluar atij asnjëherë.» Transmeton Tirmidhiu me varg transmetimi të mirë.

Pikërisht ashtu si i ka përshkruar Allahu i Lartësuar në Librin e Tij, duke thënë:

وَالسَّابِقُونَ الْأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالْأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ  (التوبة:100

Dhe se ata që garuan dhe ishin të parët, qofshin prej muhaxhirëve (që emigruan nga Meka për në Medine) dhe ensarëve (që ua hapën dyert e i pritën), si dhe të gjithë ata që i ndoqën në të mira, Allahu është i kënaqur prej tyre ashtu sikurse edhe ata janë të kënaqur prej Tij. Për të tillët Allahu ka përgatitur kopshte poshtë të cilave rrjedhin lumenj ku ata do të jenë të përjetshëm duke mos dalë kurrë prej atij vendi. Kjo pra është fitorja e madhe!” (Et-Teube: 100)

جعلني الله وإياكم من السابقين للخيرات. و من المسارعين للمغفرة والرحمات أقول ماتسمعون واستغفر الله لي ولكم

Allahu na bëftë neve dhe juve prej atyre që shpejtojnë në kryerjen e veprave të mira, si dhe prej atyre që janë të parët për të fituar faljen dhe mëshirën e Allahut! E përmbyll me këtë që sapo thashë dhe i kërkoj falje Allahut për veten dhe për ju!

  • Pjesa e dytë e hytbes

الْحَمْدُ لِلَّهِ عَلَى إِحْسَانِهِ، وَالشُّكْرُ لَهُ عَلَى عِظَمِ نِعَمِهِ وَاِمْتِنَانِهِ، وَأَشْهَدُ أَنَّ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، وَحْدَهُ لَا شريكَ لَهُ، تَعْظِيمًا لِشَأْنِهِ، وَأَشَهَدُ أَنَّ مُحَمَّدَاً عَبْدَهُ وَرَسُولُهُ، وَخَلِيلَهُ، صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَعَلَى آلِهِ وَصَحْبِهِ، وَمَنْ تَبِعَهُمْ بِإِحْسَانٍ إِلَى يَوْمِ الدِّينِ، وَسَلَّمَ تَسْلِيمَاً كَثِيرَاً. أمَّا بَعْدُ:

فَاِتَّقُوا اللهَ – عِبَادَ اللهِ- حَقَّ التَّقْوَى، وَاِسْتَمْسِكُوا مِنَ الْإِسْلَامِ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَى، وَاِعْلَمُوا أَنَّ أَجْسَادَكُمْ عَلَى النَّارِ لَا تَقْوَى.

Falënderuar qoftë Allahu për mirësitë e Tij, mirënjohje për të gjitha të mirat dhe begatitë prej Tij! Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut, të Vetmit dhe të pa shok, qoftë i Lartësuar e i Madhëruar, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi, i Dërguari dhe më i dashuri i Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij, si dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Në vijim:

Të nderuar besimtarë! Kijeni frikën Allahun me një frikë të denjë dhe përkushtojuni Islamit me një përkushtim serioz, dhe dijeni se trupat tuaj nuk e përballojnë dot dënimin e Zjarrit.

Besimtarë të nderuar! Vërtet garimi në vepra të mira është argument i besimit të shëndetshëm dhe bindjes së palëkundur. Allahu i ka përshkruar besimtarët e sinqertë se pikërisht ata janë që nxitojnë dhe shpejtojnë për të bërë vepra të mira, duke kërkuar me këtë përmirësimin e gjendjes dhe shpëtimin, duke thënë:

لَيْسُوا سَوَاءً مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ أُمَّةٌ قَائِمَةٌ يَتْلُونَ آيَاتِ اللَّهِ آنَاءَ اللَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ * يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَيُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَأُولَئِكَ مِنَ الصَّالِحِينَ

Nuk janë të gjithë të njëjtë. Prej pasuesve të Librit (të mëparshëm) ka edhe njerëz që ngrihen natën dhe i lexojnë vargjet (porositë) e Allahut kur falen duke rënë në sexhde. Ata e besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, si dhe urdhërojnë për të mira dhe ndalojnë nga e keqja, dhe madje nxitojnë e bëjnë gara kush të bëjë sa më shumë mirësi. Të tillët janë prej të devotshmëve.” (Ali Imran: 113-114)

Nxitimi për të bërë vepra të mira nuk është vetëm në kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, apo agjërimin e Ramazanit, por ai është të nxituarit në të gjitha rrugët e shumëllojshme për të arritur deri te kënaqësia e Allahut. Ashtu si është çdo fjalë e mirë dhe sjellje me edukatë e moral, edhe nëse mund t’i duken dikujt të lehta e të papërfillshme.

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ.

Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!

رَبَّنَا إِنَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرْ عَنَّا سَيِّئَاتِنَا وتَوَفَّنَا مَعَ الْأَبْرَارِ، رَبَّنَا وآتِنَا مَا وَعَدْتَنَا عَلَى رُسُلِكَ وَلَا تُخْزِنَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّكَ لَا تُخْلِفُ الْمِيعَادَ.

Zoti ynë! Ne kemi besuar prandaj na i fal gjynahet tona dhe na i mbulo të këqijat tona, dhe na i merr shpirtin duke na bashkuar me njerëzit e mirë!

Zoti ynë! Na jep atë që na ke premtuar nëpërmjet të dërguarëve të Tu dhe mos na dëshpëro në Ditën e Gjykimit, ngase Ti nuk e thyen kurrë premtimin!

 

سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ العزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ، وَسَلَامٌ عَلَى المُرْسَلِينَ، وَالحَمْدُ للهِ رَبِّ العَالَمِينَ. وَصلى الله على نبينا وعلى آله وصحبه وسلم.

 

Përshtati: Bashkim Selmani

 

Loading...