Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 11

August 2, 2021

Trasmetohet nga të dy hadithi i Itbanit:

فإنَّ الله حرَّم على النار مَن قال: “لا إله إلا الله” يبتغي بذلك وجه الله

“Me të vërtetë që Allahu ja ka ndaluar zjarrit t’i prekë ata që thonë ‘La ilahe il-lAllah’ duke pasur synim Fytyrën e Allahut.”[1]

—————————————–

‘Itbani’: është Itban ibnu Melik ibn Amër ibnul Axhlen el Ensarij, prej fisit Beni Selim ibn Auf. Ka qenë sahabij i njohur. Ka vdekur gjatë hilafetit të Muauijes.

‘Trasmetohet nga të dy’: ky hadith trasmetohet i plotë nga Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre. Kjo është një pjesë e hadithit.

Allahu ja ka ndaluar zjarrit’: Ndalesë, pengesë. Pra i’a ka ndaluar zjarrit t’i prekë.

duke pasur synim Fytyrën e Allahut’: duke i’a dedikuar me zemër vetëm Allahut dhe vdes  në këtë gjendje (ka jetuar gjithë jetën sipas kësaj deri në vdekje). Nuk e ka thënë me dyfytyrësi.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Profeti na njofton dhe thekson se; ai i cili shqipton fjalën ‘La ilahe il-lAllah’ duke synuar realizimin e kuptimit dhe përmbajtjes së kësaj fjale, dedikimin e plotë të adhurimit për Allahun, mohimin e shirkut (adhurimit të tjerëve përveç Allahut) duke punuar vepra në përputhje me të haptaz dhe fshehtaz, gjatë gjithë jetës deri në vdekje, nuk ka për t’a prekur zjarri i xhehenemit në Ditën e Gjykimit.

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij hadithi në këtë kapitull:

Ky hadith është tregues i qartë për vlerën e Teuhidit. A është shkak për t’a shpëtuar nga zjarri dhe për t’ju fshirë gjynahet atij i cili vdes në Teuhid.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga hadithi:

1 – Vlera e Teuhidit. Ai është shkak të shpëtojë njeriu nga Zjarri dhe t’i fshihen gjynahet.

2 – Për të qenë Imani në rregull nuk mjafton vetëm shqiptimi i fjalës ‘La ilahe il-lAllah’ pa e besuar me zemër (se nuk meriton të adhurohet kush tjetër përveç Allahut). Si rasti i

munafikëve (në besim të cilët thonë shahadetin megjithëse nuk e besojnë).

3 – Për të qenë Imani në rregull nuk mjafton vetëm besimi me zemër pa e shqiptuar shehadetin, si

rasti i kundërshtuesve mohues.

4 – Ndalesa për t’i prekur zjarri është për ata të cilët e zbatojnë plotësisht Teuhidin.

5 – Vepra nuk ka asnjë dobi përveçse kur është e dedikuar plotësisht për Allahun dhe duke qenë

në përputhje me Sunetin e të Dërguarit të Allahut .

6 – Ai i cili thotë ‘La ilahe il-lAllah’ por adhuron dhe lut të tjerë përveç Allahut, nuk i bën dobi thënia

e kësaj fjale. Si rasti i adhuruesve të varreve sot të cilët thonë ‘La ilahe il-lAllah’ dhe lusin e

adhurojnë të vdekurit dhe u afrohen atyre me adhurime.

7 – Pohimi i Fytyrës së Allahut ashtu siç i takon Madhërisë dhe Madhështisë së Tij.

۩۩۩

 

[1]  Trasmeton Buhariu me nr. 425, Muslimi me nr. 33 dhe Ahmedi në Musnedin e tij 4/44 dhe 5/449.

 

Loading...