Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 13

August 12, 2021

Trasmeton Tirmidhiu dhe e klasifikon si hadith të mirë nga Enesi (radiAllahu anhu), se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:

قال الله تعالى يا ابن آدم إنك لو أتيتني بقراب الأرض خطايا، ثم لقيتني لا تشرك بي شيئا لأتيتك بقرابها مغفرة

 “O njeri! Nëse vjen drejt Meje me gjynahe sa madhësia e tokës por nuk ke bërë shirk askund (nuk ke adhuruar të tjerë përveç Allahut) do të vij drejt teje me falje aq sa madhësia e Tokës.[1]

——————————————

‘Enesi’: është Enes ibn Malik ibn Nedhr el Ensarij el Khazraxhij, shërbyesi i Profetit . Ai i ka shërbyer Profetit për dhjetë vite. Profeti ka thënë: ‘O Allah! Shtoja pasurinë dhe fëmijët dhe fute në xhenet!’ Ka vdekur në vitin 92 hixhrij. Thuhet gjithashtu se ka vdekur në vitin 93 h. dhe se e kishte kaluar moshën njëqind vjeçare.

‘Trasmeton Tirmidhiu dhe e klasifikon si hadith të mirë’: Hadithin e përmendur e transmeton Tirmidhiu në Sunenin e tij, dhe e klasifikon të mirë zinxhirin e këtij hadithi.

‘قراب – sa madhësia’: me ‘u’ te Kafi ose me ‘i’, por më e njohur është me ‘u’: plot ose pothuajse plot.

por nuk ke bërë shirk askund’: ke jetuar dhe ke vdekur duke qenë i pastër nga shirku. Ky është kusht për realizimin e premtimit të përfitimit nga falja.

‘مغفرة – falje’: el ghafru në kuptimin gjuhësor është mbulim. Fetarisht është; Falja që i bën Allahu gjynaheve dhe gabimeve të robërve të Tij.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit: Profeti na tregon për Zotin e tij (Azze ue Xhel-le) se i flet dhe i drejtohet robërve të Tij dhe ua bën të qartë mirësinë dhe mëshirën e Tij të madhe ndaj tyre, dhe se Ai i fal gjynahet çfarëdo qofshin ato përveç shirkut. Ky hadith është i ngjashëm me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë që Allahu nuk e fal shirkun ndaj Tij dhe i fal gjynahet e tjera kujt të dojë.”

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij hadith në këtë kapitull:

Në këtë hadith ka sqarim të shpërblimit të madh të Teuhidit, dhe se për shkak të tij falen gjynahet çfarëdo qofshin.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga hadithi:

1 – Vlera e Teuhidit dhe shpërblimi i madh i tij.

2 – Madhështia e mirësisë, bujarisë, mëshirës, faljes së Allahut ndaj nesh.

3 – Kundërpërgjigje ndaj Hauarixhëve të cilët klasifikojnë si të pa fe ata që bëjnë gjynahe të

mëdha përveç shirkut.

4 – Pohimi se Allahu (Azze ue Xhel-le) flet ashtu si i takon madhështisë së Tij.

5 – Sqarimi i kuptimit të fjalës ‘La ilahe il-lAllah’ dhe se kuptimi i saj është braktisje e shirkut qoftë

i vogël apo i madh. Nuk mjafton vetëm t’a thuash si fjalë (por duhet edhe të hiqet dorë nga shirku).

6 – Pohimi se ka ringjallje, marrje në llogari dhe shpërblim.

۩۩۩

 

[1]  Trasmeton Tirmidhiu me nr. 3534, Darimiu me nr. 2791, Ahmedi 5/172. Tirmidhiu e ka klasifikuar si hadith të mirë.

 

Loading...