Trasmetohet nga Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti ﷺ ka thënë:
من مات وهو يدعو لله ندا دخل النار
“Ai i cili ka lutur përveç Allahu ndokënd tjetër gjatë jetës dhe vdes (pa u penduar), hyn në Zjarr.“ Trasmeton Buhariu.[1]
————————————————-
‘Ai i cili ka lutur’: lutja këtu ka kuptimin e kërkesës. Thuhet ‘ka lutur’ d.m.th. ka kërkuar diçka ose ka kërkuar ndihmë në raste nevoje e vështirësie.
‘ndokënd tjetër ندا’: dikënd tjetër të cilin e ke konsideruar si të barabartë ose të ngjashëm me Allahun (ngaqë e ke adhuruar edhe atë përveç Allahut).
۞۞۞
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Profeti ﷺ na tregon se ai i cili bën dikë të ngjashëm ose të barabartë me Allahun në adhurim duke e lutur atë dhe duke i kërkuar ndihmë në raste nevoje e vështirësie, qoftë Profet apo diçka tjetër, dhe vazhdon në këtë gjendje deri në vdekje pa u penduar para vdekjes, përfundimi i tij do të jetë zjarri sepse ai është mushrik (idhujtar). Konsiderimi i dikujt apo diçkaje si të barabartë ose të ngjashëm me Allahun në adhurim është dy llojesh:
I pari: Bërja e këtij Nid (të ngjashëm me Allahun) të adhuruar përveç Allahut në të gjitha llojet e adhurimeve ose në disa prej tyre. Kjo është shirk i madh dhe ai që e bën këtë do të jetë banor i përjetshëm i zjarrit të Xhehenemit.
I dyti: Rasti kur kjo vepër është në gradën e shirkut të vogël, si p.sh. thënia: ‘Ka dashur Allahu dhe ti’ ose ‘Po të mos ishte Allahu dhe ti’, etj. shprehje si këto në të cilat bashkangjitet dikush me lidhësen ‘dhe’ emrit të Allahut si dhe rijaja e vogël dhe e pakët. Këto nuk e fusin njeriun përjetësisht në zjarr edhe nëse hyn në të për shkak të tyre.
۞۞۞
Arsyeja e vendosjes së këtij hadith në këtë kapitull:
Në këtë hadith flitet për frikën nga shirku dhe sqarohet përfundimi i mushrikut (idhujtarit).
۞۞۞
Dobitë e përfituara nga hadithi:
1- Tërheqja e vërejtjes dhe paralajmërimi nga shirku dhe nxitja për pendesë nga ai para vdekjes.
2- Çdokush i cili lut bashkë me Allahun ndonjë Profet apo eulija (njeri të devotshëm), gur
apo pemë, i ka konsideruar në veten e tij këto të barabarta me Allahun (në adhurim).
3- Shirku nuk falet ndryshe veçse duke u penduar për të.
۩۩۩
————————————-
[1] Trasmeton Buhariu me nr. 4497 dhe në atë trasmetim unë them: Kush nuk ka lutur përveç Allahut ndokënd tjetër gjatë jetës dhe vdes, do të hyjë në Xhenet.
Trasmeton Muslimi me nr. 92 me tekstin: ‘’Ai i cili ka bërë shirk ndaj Allahut gjatë jetës dhe vdes, hyn në zjarr.’’ Dhe them: Ai i cili nuk ka bërë shirk gjatë jetës dhe vdes, do të hyjë në Xhenet.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve