Porosi Profetike

October 6, 2021

Porosi Profetike

(1) “Thuaj: Zoti im është Allahu, – dhe pastaj qëndro fortë në këtë.” Shënon Ibën Maxhe etj. E ka saktësuar Tirmidhiu, Ibën Hibani dhe Shejh Albani (Allahu i mëshiroftë).

(2) “Thuaj: I besova Allahut, – dhe më pas qëndro fort në këtë rrugë.” Shënon Muslimi.

(3) “Mos i shoqëro Allahut askënd në adhurime dhe nëse vritesh apo digjesh.” Shënon Ahmedi. E ka saktësuar Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihu et-Tergib uet-Terhib” (2516).

(4) “Sille ndërmend Allahun sepse Ai do të të ruajë ty.” Shënon Tirmidhiu.

(5) “Kije ndërmend Allahun dhe Atë do t’a gjesh para teje.” Shënon Tirmidhiu.

(6) “Njihe Allahun kur je në mirëqenie, në mënyrë që Ai të të ndihmojë kur je në vështirësi.” Shënon Ahmedi.

(7) “Kur të kërkosh diçka kërkoje nga Allahu, e nëse kërkon ndihmë atëherë kërko nga Allahu.” Shënon Tirmidhiu.

(8) “Ju këshilloj që të kapeni pas Sunetit tim dhe sunetit (rrugës) të prijësve të udhëzuar.” Shih “El-Irvau” (2455), “El-Mishkah” (165), “Dhilalul-Xhenneh” (26-34), “Salatu et-Terauih” (88-89), “Sahihu et-Tergib” (37) dhe “Tuhfeh” (9891).

(9) “Kapuni fort pas tij (Sunetit) me dhëmbë e dhëmballë.” Shih “El-Irvau” (2455), “El-Mishkah” (165), “Dhilalul-Xhenneh” (26-34), “Salatu et-Terauih” (88-89), “Sahihu et-Tergib” (37) dhe “Tuhfeh” (9891).

(10) “Kini kujdes nga çështjet e shpikura, sepse çdo risi (bidat) është humbje.” Shih “El-Irvau” (2455), “El-Mishkah” (165), “Dhilalul-Xhenneh” (26-34), “Salatu et-Terauih” (88-89), “Sahihu et-Tergib” (37) dhe “Tuhfeh” (9891).

(11) “Lëre atë që të duket e dyshimtë.” Shënon Tirmidhiu dhe Nesaiu.

(12) “Mos u zemëro!” Shënon Buhariu.

(13) “Jeto në këtë botë si të ishe i huaj apo udhëtar.” Shënon Buhariu.

(14) “Frikësoju Allahut kudo që të jesh.” Shënon Tirmidhiu.

(15) “Kur të veprosh një vepër të keqe, pasoje me një vepër të mirë në mënyrë që ajo t’a fshijë atë (të keqen).” Shënon Ahmedi. E ka saktësuar Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihu Et-Tergib” (3262).

(16) “O ju të rinj! Kush prej jush ka mundësi të martohet le të martohet, ndërsa ai i cili nuk është në gjendje të martohet le të agjërojë sepse agjërimi e dobëson epshin.” Shënon Buhariu, Muslimi etj.

(17) “Kini kujdes nga qëndrimi në rrugë!” Shënon Buhariu, Muslimi etj.

(18) “I jepni rrugës të drejtën e saj.” Shënon Buhariu, Muslimi etj.

(19) “Sillu me njerëzit me moral të mirë.” Shënon Tirmidhiu.

(20)Shoqërohu vetëm me besimtarin dhe ushqimin tënd t’a hajë vetëm i devotshmi.” Shënon Ebu Daudi. E ka konsideruar të mirë (hasen) Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihu Sunenu Ebi Daud”.

(21) “Jeto në këtë botë si asket që të të dojë Allahu, dhe mos lakmo atë që posedojnë të tjerët që të të duan njerëzit.” Shënon Ibën Maxhe.

(22) Kur të shihni ndonjë të keqe ndryshojeni me dorën tuaj. Nëse nuk mundeni ndryshojeni me fjalë, e nëse përsëri nuk mundeni ndryshojeni me zemër, por ky  konsiderohet besimi më i dobët.” Shënon Muslimi.

(23) “Mos e kini zili njëri – tjetrin.” Shënon Muslimi.

(24) “Mos e urreni njëri – tjetrin.” Shënon Muslimi.

(25) “Mos i’a ktheni shpinën njëri – tjetrit.” Shënon Muslimi.

(26) “Mos ndërhyni në tregtinë e njërit – tjetrit.” Shënon Muslimi.

(27) “Jini vëllezër o robër të Allahut!” Shënon Muslimi.

(28) “Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk i bën padrejtësi, nuk e lë në baltë, nuk e gënjen dhe nuk e poshtëron atë.” Shënon Muslimi.

(29) “Të këshilloj të agjërosh sepse nuk ka të barabartë me të.” Shënon Nesaiu.

(30) “Ki kujdes nga rënia në mëkat sepse me kryerjen e tij zbret hidhërimi i Allahut.” Shënon Ahmedi. E ka saktësuar Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihu Et-Tergib uet-Terhib” (2516).

(31) “Çdo gjë që deh është e ndaluar (haram).” Shënon Buhariu.

(32) “Mos e pi alkoolin ngase ai është kreu i çdo të keqeje.” Shënon Ahmedi. E ka saktësuar Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihu Et-Tergib uet-Terhib” (2516).

(33) “Të mos pushojë gjuha jote nga përmendja e Allahut.” Shënon Ahmedi, Tirmidhiu, Ibën Maxhe etj.

(34) “Frenoje (ruaje) gjuhën tënde, le të të mjaftojë shtëpia jote, dhe qaj për mëkatet e tua!” Shënon Tirmidhiu. Shih “Es-Silsileh Es-Sahihah” nr. 888.

(35) “Mos le pa thënë në fund të çdo namazi (këtë lutje): Allahumme einni ala dhikrike ue shukrike ue husni ibadetikeO Allah! Më ndihmo të të përmend Ty, të jem falënderues ndaj Teje dhe t’a përsos adhurimin Tënd!” Shënon Ebu Daudi dhe Nesaiu. Hadithin e kanë konsideruar të saktë (sahih) Shejh Ibën Bazi dhe Shejh Albani (Allahu i mëshiroftë).

(36) “Ruaju (largou) nga haramet, do të jesh njeriu më adhurues ndaj Allahut.” Shih “Sahihul-Xhami” (7833).

(37) “Ji i kënaqur me atë që Allahu të ka caktuar, do të jesh njeriu më i pasur.” Shih “Sahihul-Xhami” (7833).

(38) “Dëshiro për muslimanët e besimtarët atë që do për vete dhe për anëtarët e familjes tënde, dhe urre për ta atë që urren për vete dhe për anëtarët e familjes tënde, do të jesh besimtar.” Shih “Sahihul-Xhami” (7833).

(39) “Sillu mirë me komshiun, do të jesh musliman (i mirëfilltë). Shih “Sahihul-Xhami” (7833).

(40) Ki kujdes nga të qeshurit e tepërt, sepse kjo e prish zemrën.” Shih “Sahihul-Xhami” (7833).

(41) “U këshilloj me faljen e namazit të natës, ngase ai është traditë e njerëzve të mirë para jush.” Shënon Tirmidhiu. E ka saktësuar Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihul-Xhami” (3789).

 

Unejs Sheme

 

Dosje:

Loading...