Ti je thjesht njeri!
“Ne u kemi krijuar prej tokës, aty do t’ju kthejmë dhe nga ajo do t’u nxjerrim edhe një herë tjetër.” Taha: 55.
Ky ajet është përkujtuesi dhe shoqëruesi më i mirë për çdokënd që ka arritur diçka nga kjo jetë kalimtare prej:
- posteve,
 - pozitës së lartë,
 - famës,
 - titujve të ndryshëm etj. Të gjitha këto janë të përkohshme dhe tek e fundit ti je vetëm njeri të cilin Allahu e ka krijuar nga dheu dhe në të do e kthejë përsëri.
 
Sot ka pozitë e nesër poshtërim.
Sot ka famë e nesër harresë.
Sot ka tituj e nesër pranga.
Sot lavdërime e nesër fyerje dhe ofendime.
Perandori Romak Marco Aurelio gjithmonë mbante një shërbëtor me vete, të cilin e kishte ngarkuar me një punë të lehtë por që ishte shumë e rëndësishme. Sa herë që ai dilte në Romë dhe populli i thurte lavde të ndryshme, shërbëtori i afrohej dhe i përshpëriste në vesh: “Ti je thjesht një njeri!”
“Rregulla te arta per ambicie te larta”
Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
 - Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
 - Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
 - Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
 - Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve