Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 24

November 1, 2021

Fjala e Allahut të Lartësuar:

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ إِنَّنِي بَرَاءٌ مِّمَّا تَعْبُدُونَ۞

إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُ سَيَهْدِينِ

“Ibrahimi i tha babait dhe popullit të tij: Unë jam i distancuar dhe kundër asaj që ju adhuroni, përveç Atij i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon.”

Surja Zuhruf, ajeti 26-27.

————————————-

unë jam i distancuar dhe kundër asaj që ju adhuroni‘: jam i pastër plotësisht dhe kundër të gjitha gjërave që ju adhuroni.

përveç Atij i Cili më ka krijuar’: më ka krijuar dhe Ai është i Adhuruari im i vetëm.

Kuptimi i përgjithshëm i ajetit:

Allahu i pa të meta tregon për robin e Tij, Profetin e Tij, të dashurin e Tij, se ai u distancua dhe mbajti qëndrim kundër çdo gjëje që adhuronte babai dhe populli i tij. Nuk përjashtoi nga ky distancim dhe qëndrim askënd përveç Atë që e ka krijuar i Cili është Allahu. Vetëm Allahun adhuronte, të Vetëm dhe të pashok.

Arsyeja e vendosjes së këtij ajeti në këtë kapitull:

Ky ajet tregon se kuptimi i Teuhidit dhe dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah’ është distancimi plotësisht dhe qëndrimi kundër shirkut, dhe njësimi i Allahut në adhurim. Fjala ‘La ilahe il-lAllah’ përbëhet nga mohimi (i meritës së adhurimit të tjerëve përveç Allahut) të cilin i Dashuri i Allahut (Ibrahimi alejhi selam) e tha me fjalët; ‘unë jam i distancuar dhe kundër’. Gjithashtu, fjala ‘La ilahe il-lAllah’ përbëhet nga pohimi (i meritës së adhurimit të Allahut) të cilin i dashuri i Allahut e tha me fjalët; ‘përveç Atij i Cili më ka krijuar’.

Dobitë e përfituara nga ajeti:

1- Kuptimi i fjalës ‘La ilahe il-lAllah’, Teuhidi (njësimi) i Allahut është dedikimi i të gjitha adhurimeve ndaj Allahut, distancimi i plotë dhe qëndrimi kundër adhurimit të çdokujt tjetër përveç Allahut.

2- Shfaqja e distancimit të plotë, qëndrimit kundër fesë dhe adhurimit të idhujtarëve.

3- Ligjshmëria e distancimit nga armiqtë e Allahut edhe nëse janë njerëzit më të afërt.

Loading...