Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 25

November 5, 2021

Fjala e Allahut të Lartësuar:

 ٱتَّخَذُوٓاْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَٰنَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَٱلْمَسِيحَ ٱبْنَ مَرْيَمَ وَمَآ أُمِرُوٓاْ إِلَّا لِيَعْبُدُوٓاْ إِلَٰهًا وَٰحِدًا ۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ سُبْحَٰنَهُۥ عَمَّا يُشْرِكُونَ

“(Jehudët dhe të krishterët) I kanë marrë dijetarët dhe të devotshmit e tyre për Zota krahas Allahut, dhe gjithashtu edhe Mesihun (Isain) të birin e Merjemes (e kanë marrë si Zot të krishterët) ndërkohë që nuk janë urdhëruar përveçse që të adhurojnë një të adhuruar të vetëm (Allahun). Nuk meriton të adhurohet kush tjetër përveç Tij. I pa të meta është Ai dhe i pastër nga çfarë ata adhurojnë krahas Tij.”

Surja Et-Teubeh, ajeti 31.

—————————————-

i kanë marrë ‘: jehudët dhe të krishterët i kanë bërë.

‘أَحْبَارَهُمْ’: dijetarët e tyre.

‘وَرُهْبَٰنَهُمْ’: të devotshmit e tyre.

Zota krahas Allahut’: ligjvënës të cilët ua bëjnë gjërat të lejuara dhe të ndaluara fetarisht. Ligjvënia është prej veçorive të Zotit. Ai i cili i bindet ndonjë krijese në këto aspekte e ka marrë atë krijesë për Zot.

dhe gjithashtu Mesihun (Isain) të birin e Merjemes’: e kanë marrë Isain (alejhi selam) për Zot me adhurimin që bëjnë ndaj Tij.

I pa të meta është Ai dhe i pastër nga çfarë adhurojnë krahas Tij.’: Allahu është i Pastër, Hyjnor, e nuk ka asnjë ortak, as të ngjashëm, as të barabartë.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i ajetit:

Allahu i pa të meta tregon për jehudët dhe të krishterët se ata konsultoheshin me dijetarët dhe të devotshmit e tyre, dhe u bindeshin atyre në bërjen të lejuar të gjërave të cilat Allahu i ka ndaluar dhe në bërjen të ndaluar të gjërave të cilat Allahu i ka lejuar. Me këtë veprim ata i kanë konsideruar si Zot, veçori e të Cilit është klasifikimi i gjërave si të lejuara dhe të ndaluara. Ashtu si të krishterët e kanë adhuruar Isain (alejhis selam) dhe pretendonin se ai është i biri i Allahut, dhe kanë lënë mënjanë Librin e Allahut i cili i urdhëron t’i binden vetëm Allahut dhe t’a adhurojnë vetëm Atë. Këtë na i tregoi Allahu për të na i hedhur poshtë këtë veprim të tyre dhe për të na paralajmëruar kundër tij. Për këtë arsye (në fund të ajetit) e deklaron Veten e Tij të pastër nga ky veprim i tyre i cili është shirk ndaj Allahut.

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së këtij ajeti në këtë kapitull:

Ky ajet tregon se kuptimi i Teuhidit dhe dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah’ është njësimi i Allahut me bindje në aspektin e klasifikimit të diçkaje si të lejuar apo të ndaluar. Ai i cili merr dikë përveç Allahut si klasifikues të gjërave hallall dhe haram është idhujtar.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga ajeti:

1- Prej kuptimit të Teuhidit dhe dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah’ është edhe bindja ndaj Allahut në

aspektin e klasifikimit të gjërave hallall ose haram.

2- Ai i cili i bindet një krijese në lejimin e gjërave që Allahu i ka ndaluar dhe ndalimin e gjërave

që Allahu ka lejuar, e ka bërë atë krijesë ortak ndaj Allahut në adhurim.

3- Kundërpërgjigje ndaj të krishterëve në besimin e tyre në lidhje me Isain (alejhi selam), dhe

sqarimi se ai është rob i Allahut.

4- Deklarimi se Allahu është i pastër nga çdo shirk që bëhet ndaj Tij.

Loading...