وَ في الصحيح عَنْ النبي صلى الله عليه وسلم إنه قال:”مَنْ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاّ الله، وَكَفَرَ بِمَا يُعْبَدُ مِنْ دُونِ الله، حَرُمَ مَالُهُ وَدَمُهُ. وَحِسَابُهُ عَلَى الله – عز وجل
وشرح هذه الترجمه ما بعدها من الابواب
Trasmetohet në Sahihun (e Muslimit) nga Profeti ﷺ se ka thënë: Ai i cili thotë ‘La ilahe il-lAllah’ dhe mohon meritën e adhurimit nga çdo gjë e cila adhurohet përveç Allahut, është e ndaluar t’i preket jeta dhe pasuria. Dhe llogarinë (se a e ka thënë këtë me të vërtetë apo sa për sy e faqe) do t’a japë tek Allahu i Madhëruar.” (p.sh. në rastet e luftërave zyrtare mes shteteve të cilat kanë armiqësi dhe ndodh cënimi e jetës dhe pasurisë së ushtrisë kundërshtare. Nëse pala kundërshtare thotë shahadetin dhe mohon meritën e adhurimit të të tjerëve përveç Allahut, atëherë ndalohet luftimi i tyre dhe marrja e plaçkës së luftës.)
Shpjegimi dhe shtjellimi i kësaj teme (shpjegimi i kuptimit dhe realitetit të teuhidit) bëhet nëpërmjet trajtimit të kapitujve të ardhshëm.
Trasmeton Muslimi me nr.23, dhe Ahmedi në ‘El Musned’ 3/472.
———————————————–
‘Trasmetohet në Sahihun ‘: në ‘Sahihun’ e Muslimit.
‘është e ndaluar t’i preket jeta dhe pasuria’: ndalohet marrja e pasurisë dhe vrasja bazuar në atë që shfaqin (pranimin e Islamit).
‘dhe llogarinë do t’a japë tek Allahu i Madhëruar’: Allahu është Ai i Cili do t’i marrë në llogari ata që shqiptuan këtë fjalë (shehadetin), dhe do t’i shpërblejë sipas qëllimit dhe besimit që kanë pasur (nëse e ka thënë sa për sy e faqe do të dënohen si jobesimtarë, nëse e kanë pasur me qëllim të sinqertë do të jenë prej banorëve të Xhenetit).
‘i kësaj teme’: tema e këtij kapitulli, është për qëllim kapitulli ‘Realiteti i teuhidit dhe sqarimi i kuptimit të fjalës La ilahe il-lAllah.’
Kuptimi i përgjithshëm i ajetit:
Profeti ﷺ e sqaron në këtë hadith se nuk është e ndaluar vrasja dhe marrja e pasurisë (në luftë ndaj ushtrisë armike), përveç nëse përmbushen dy aspekte:
– Thënia e fjalës ‘La ilahe il-lAllah’.
– Mohimi i meritës së adhurimit nga çdokush tjetër përveç Allahut.
Nëse përmbushen këto të dyja është detyrë ndalimi (nga prekja e jetës dhe pasurisë së tij) duke u bazuar në anën e jashtme dhe duke ja lënë anën e brendshme Allahut. Nëse ka qenë i sinqertë në zemrën e tij Allahu e shpërblen me Xhenet. Nëse ka qenë dyftyrësh (munafik) do t’a dënojë me dënim të dhembshëm ndërsa në këtë botë gjykimi është sipas anës së jashtme.
Arsyeja e vendosjes së këtij ajeti në këtë kapitull:
Ky ajet është prej teksteve më madhështore të cilat sqarojnë kuptimin e dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah’ e cila është: Mohimi i meritës së adhurimit nga çdokush i cili adhurohet përveç Allahut.
Dobitë e përfituara nga ajeti:
1- Kuptimi i dëshmisë ‘La ilahe il-lAllah’ është mohimi i meritës së adhurimit nga çdokush i cili adhurohet përveç Allahut, qoftë idhull, varr apo gjë tjetër.
2- Vetëm shqiptimi i ‘La ilahe il-lAllah’ pa e mohuar meritën e adhurimit të të tjerëve përveç
Allahut, nuk e bën të ndaluar jetën dhe pasurinë edhe nëse personi e di kuptimin e fjalës ‘La
ilahe il-lAllah’ dhe e zbaton në jetë, përderisa nuk i shtohet kësaj mohimi i meritës së dikujt tjetër
përveç Allahut.
3- Ai i cili e zbaton Teuhidin dhe detyrimet e fesë në pamje të jashtme, është e ndaluar prekja e tij
derisa të bëhet e qartë e kundërta e kësaj.
4- Ndalimi i prekjes së jobesimtarit nëse hyn në Islam në rast lufte derisa të bëhet e qartë e
kundërta e asaj që shfaq.
5- Ndodh që ka njerëz që thonë ‘La ilahe il-lAllah’ dhe nuk e mohojnë meritën e adhurimit nga të
tjerët përveç Allahut.
6- Gjykimi ndaj njerëzve në këtë botë bazohet në anën e jashtme të tyre (në veprat që shfaqin
haptaz), ndërsa në botën tjetër bazohet në nijete dhe qëllime.
7- Ndalueshmëria dhe pacënueshmëria e jetës dhe pasurisë së muslimanit.
Kuptimi i fjalës së autorit: ‘Shpjegimi dhe shtjellimi i kësaj teme (shpjegimi i kuptimit dhe realitetit të Teuhidit) bëhet nëpërmjet trajtimit të kapitujve të ardhshëm.’
Kapitujt që vijnë pas këtij kapitulli janë sqarim dhe shpjegim i Teuhidit, fjalës ‘La ilahe il-lAllah’ dhe realitetit të tyre. Sqarohen shumë gjëra të cilat janë shirk i vogël ose shirk i madh, ose që çojnë tek ato si p.sh.; tejkalimi i caqeve dhe bidatet (shpikjet në fe), lënia e të cilave dhe heqja dorë prej tyre është prej Teuhidit.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve