Këshilla të dobishme

November 13, 2021

1. Mos blini mjete (sende) të lira.

2. Mos humbisni kohë duke u përgjigjur kritikëve tuaj.

3. Mos i beso asnjë politikani, ngase mes tij dhe shejtanit është vetëm ndryshimi i emërtimit.

4. Mos e lini punën tuaj para se të besoni tek të tjerët.

5. Kur huazoni makinën e një shoku, mbusheni me karburant përpara se t’a ktheni.

6. Mos lejoni që telefoni t’u ndërpresë momentet e bukura të jetës tuaj, ngase gjërat që shijohen me shpirt nuk vyshken kurrë.

7. Mos i jepni askujt rrogën e tij para se të kryejë punën që i është ngarkuar.

8. Jepjani hakun (pagën) punëtorit para se t’i thahet djersa.

9. Mos i diskutoni çështjet tuaja materiale me dikë që ka më shumë ose më pak se ju.

10. Kini kujdes përpara se t’u huazoni miqve tuaj pasi mund t’i humbni të dyja; lekët dhe miqtë.

11. Kur të gjesh punën e duhur për ambiciet dhe ëndrrat e tua, pranoje, cilado qoftë paga. Nëse bën atë që të duhet rroga që dëshiron do të vijë patjetër.

12. Mos i beso përherë kujtesës, shkruaj gjithçka në letër.

13. Dënimi juaj të jetë i përshtatshëm me gabimin apo fajin që kanë kryer fëmijët juaj.

14. Mos jep para hua përveç atij që ke besim se do t’i kthejë pa i’a kërkuar.

15. Të gjithëve u pëlqen lavdërimi ndaj mos u kurseni për askënd, por ai (lavdërimi) të jetë në përputhje me personin dhe jo të teprohet.

16. Mos harroni se çmimi i duhur nuk është ai që shkruhet në artikull (mall) por ai që është i përshtatshëm për buxhetin tuaj. Pra, i shtrini këmbët sa keni jorganin.

17. Mos falni/toleroni asnjë sjellje të gabuar nga fëmijët tuaj, ata janë përgjegjësia juaj për të cilët do të pyeteni nga Allahu i Madhëruar.

18. Dijeni se në një mosmarrëveshje sapo të humbisni moralin në të folur dhe diskutim keni humbur të drejtat tuaja, ngase feja është moral dhe morali është prej fesë.

19. Përhapni diturinë dhe mësoni njerëzit përreth jush, kjo është e vetmja rrugë drejt pavdekshmërisë dhe sadaka rrjedhëse.

20. Mos i tregoni askujt të dhënat tuaja personale dhe financiare nëse nuk është e nevojshme.

21. Kur dëgjon lavdërime për një shok që e njeh, tregoja atij në mënyrë që të shtohet dashuria.

22. Mos flini vonë nëse jeni të nevojshëm për ditën tuaj, sepse kështu nuk do të humbisni faljen e sabahut në kohën e duhur.

23. Martohuni me dikë që i’a pëlqeni fenë dhe moralin, që është në nivelin tuaj ekonomik dhe social ose më pak se kaq.

24. Respektoni të madhin dhe mëshirojeni të voglin.

25. Kur të gjithë heshtin nga turpi, ngrihuni dhe shprehni mendimin tuaj.

26. Lëreni (vendoseni) orën tuaj të jetë pesë minuta më herët se koha reale në mënyrë që të mos vonoheni në takim.

27. Bëhuni natyral (vetvetja) dhe qëndroni larg falsifitetit dhe imitimit.

28. Largohuni nga diskutimet për çështjet e parëndësishme.

29. Njiheni fuqinë e vetes dhe mos merrni përsipër gjëra përtej mundësisë tuaj.

30. Këshilloni sepse feja është këshillë dhe këshilla është prej fesë.

31. Thoni përherë të vërtetët dhe gjykoni drejt kur ua kërkojnë, sepse Allahu i do ata që flasin të vërtetën dhe gjykojnë me drejtësi.

32. Lini gjurmë të mira kudo që të shkoni, ngase jeta është e shkurtër për të bërë shumë armiq.

 

“Këshilla të dobishme në akide, adhurim, edukim dhe morale”, vëll. 3.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...