Sa e duam Allahun?
Dijetari i madh Ibn El-Kajim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Robi nuk e peshon besimin dhe dashurinë ndaj Allahut me peshore më të mirë sesa namazi.”
Prandaj, nëse dëshironi të verifikoni dhe të kuptoni forcën e besimit dhe dashurinë tuaj për Zotin shikoni gjendjen tuaj me namazin (faljen ditore).
Nëse parapërgatitesh, e pret dhe përmallesh për namazin.
Nëse qetësohesh në të dhe ndihesh i lumtur kur i lutesh Zotit.
Nëse përpiqesh të përqëndrohesh dhe ndien frikë-respekt gjatë faljes.
Atëherë kjo është një shenjë e qartë e fuqisë së besimit tuaj dhe dashurisë ndaj Zotit.
Mirandi Shehaj
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
 - Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
 - Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
 - Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
 - Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve