Enesi (radijallahu anhu) tregon dhe thotë:
S’kam parë dikë më të mëshirshëm për familjen e tij se i Dërguari i Allahut (alejhi selam).
(Vazhdon Enesi dhe thotë):
Ai e kishte dërguar djalin e tij Ibrahimin diku në periferi të Medines dhe kishte ngarkuar dikë për t’i dhënë gji. Kishte raste kur shkonim bashkë për të vizituar djalin e tij. Kur hynte në shtëpi ai vërente që prej saj dilte tym pasi që bashkëshorti i gjidhënëses punonte si kovaç. Ai hynte mbrenda, e puthte djalin e tij dhe largohej.
Tregon Amër ibn Seid (i cili transmeton nga Enesi):
Në kohën kur ndërroi jetë Ibrahimi (djali i të Dërguarit të Allahut – alejhi selam) ai tha:
“Meqënëse Ibrahimi ndërroi jetë duke qenë në gji, në Xhenet për të do ketë dy gjidhënëse të cilat do t’ia plotësojnë afatin e gjidhënies.”
Transmeton Muslimi me nr. 2316.
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve